Inxhinieri Elektronike ! Objetkivat dhe mundesite e punesimit

Inxhinieri Elektronike
Objektivat Formuese
Ky program në përgjithësi synon të pajisë studentët me njohuri të thella tekniko-shkencore të nivelit universitar, që kërkohen nga fusha të ndryshme të aplikimeve të
elektronikës.
Përgatitja e tyre mundëson futjen e drejtpërdrejtë në tregun e punës për zgjidhjen e problemeve tekniko-industriale dhe ka një shtrirje më të gjerë për t’u përshtatur me lehtësi me evoluimin e vazhdueshëm të teknologjisë.
I diplomuari me Master Shkencor në Inxhinierinë Elektronike është në gjendje të kuptojë dhe të analizojë funksionimin e sistemeve relativisht komplekse, të administrojë prodhimin, testimin, mirëmbajtjen e komponentëve, aparaturave elektronike, sistemeve kompjuterike, të telekomunikimit, të kontrollit, të matjes etj.
I diplomuari, që ka ndjekur këtë cikël të dytë të studimeve universitare, është në gjendje, që brenda një kohe të shkurtër, të specializohet edhe në mënyrë autonome, mbi bazën e kërkesave të tregut të punës.

Mundësitë për Punësim
I diplomuari me Master Shkencor në Inxhinierinë Elektronike është shumë i kërkuar në botën e punës, sepse në të gjitha kompanitë dhe sektorët industrialë gjenden dhe shfrytëzohen sistemet e matjes, të kontrollit, të telekomunikacioneve, të mjekësisë të bazuar në elektronikë, prandaj mundësitë e punësimit janë të larta: 
- Në kompani që prodhojnë, shesin dhe mirëmbajnë pajisje ose sisteme elektronike për aplikime të ndryshme. 
- Në industritë prodhuese të çdo tipi: automobilistike, mekanike, tekstile, kimike etj., brenda të cilave ndodhen sisteme të automatizimit dhe administrimit të të dhënave dhe matjeve, në sistemet informatike, në sistemet e telekomunikacioneve etj. 
- Në kompanitë që furnizojnë shërbime telefonike, audiovizive, internet etj.
- Si profesionist i lirë në fushën e analizave, të projektimit dhe administrimit të sistemeve informatike, në fushat e telekomunikacioneve, të automatizimit, të sigurisë dhe të administrimit të cilësisë.
Falë një formimi të gjerë, zgjerohen mundësitë për punë në kompani që projektojnë, instalojnë dhe mirëmbajnë sisteme të reja në fushën e elektronikës,në telekomunikacionet tokësore dhe satelitore, në automjete, në aplikime të shumta shtëpiake, në sektorët e teknologjisë për përpunimin dhe transmetimin e informacionit.
Share:

0 comments:

Post a Comment

ORION DIDO - ALDO KACORRI
provimetematures@gmail.com
Powered by Blogger.

Popular Posts