Matura, kushtet në ditën e provimit

Ditën e nesërme, rreth 45 mijë maturantë nga të gjitha shkollat e vendit, do të japin provimin e parë me detyrim, atë të Gjuhës së Huaj, duke nisur nga ora 10:00. Ky është viti i dytë radhazi, që jepet me detyrim lënda e Gjuhës së Huaj, dhe këtë vit do të ketë një shkallë vështirësie më të lartë, në krahasim me vitin e kaluar. Ndërsa janë në fazën përfundimtare të përgatitjes, specialistët e Ministrisë së Arsimit tërheqin edhe njëherë vëmendjen për rregullat që duhet të zbatohen ditën e provimit. Janë një sërë rregullash që përcaktojnë qartë rastet kur një maturant mund të përjashtohet nga provimi dhe të mos i njihen
rezultatet.

Maturantët duhet të paraqiten në shkollë një orë e gjysem përpara fillimit të provimit dhe nuk u lejohet të mbajnë mjet komunikimi me vete. Në këtë kohë kryhet identifikimi i nxënësit, hyrja në mjediset e provimit (klasa), ulja e tyre në vende, si dhe leximi i rregullave për kandidatët. Procesi i identifikimit të çdo maturanti gjatë hyrjes së tyre në mjediset e provimit kryhet nga përgjegjësi i administrimit të provimit. Me kërkesën e tij, ai mund të ndihmohet nga drejtori i shkollës dhe administratorët e provimit. Pas fillimit të zhvillimit të provimit, nuk lejohet që drejtori i shkollës të hyjë në mjediset ku zhvillohet provimi.

Hyrja dhe ndarja e çdo maturanti nëpër klasa, bëhet duke ndjekur në mënyrë rigoroze rendin zbritës të listës emërore. Ndërkohë, çdo maturant në ditën e provimit duhet të ketë me vete për identifikim, certifikatën personale me fotografi ose letërnjoftimin. Sipas rregullores, lejohet hyrja në provim vetëm e nxënësit të shpallur në listë. Ndërsa, sistemimi i çdo kandidati në mjediset e provimit bëhet një nga një, sipas rendit të hyrjes së tyre. Madje, ndalohet ndërrimi i vendeve. Në ato shkolla apo mjedise ku provimi administrohet vetëm në një klasë, sistemimi i nxënësve bëhet sipas rendit alfabetik. Në rast se një nxënës thyen rregulloren, ai jo vetëm që do të përjashtohet nga provimi i Gjuhës së Huaj, por nuk do të ketë mundësi të japë as provimet e tjera.

Megjithatë maturantët kanë edhe të drejtat e tyre. “Në rast se maturanti vëren ndonjë shkelje të rregullores së provimit nga ana e nxënësve të tjerë, ai ka të drejtë të raportojë për parregullsi tek administratori i provimit”, thuhet në rregullore. Maturantët që dorëzojnë testin e provimit përpara kohës së përcaktuar, nuk duhet të dalin nga mjedisi ku zhvillohet provimi para dy orësh nga fillimi i tij, por të grumbullohen në një sallë të përcaktuar më parë. Çdo Drejtori Arsimore, brenda datës 25 maj 2015, merr nga shkollat listat e mbetësve të vitit 2014-2015, dhe në datat 25 e 26 maj i pasqyron ato në sistemin elektronik Matura Online, sipas udhëzimit të dërguar nga Agjencia Kombëtare e Provimeve. Brenda datës 30 maj 2015, dërgohet në AKP, e printuar dhe në kopje elektronike, listat e mbetësve të vitit për çdo shkollë. Drejtoritë e shkollave, brenda datës 25 maj 2015, njoftojnë maturantët mbetës, që të mos paraqiten në provimet e Maturës Shtetërore 2015, pa likuiduar më parë provimet e klasës.

Përjashtohen

Maturantët, të cilët kanë përfunduar shkollën e mesme para vitit 2014, por nuk janë pajisur ende me diplomë, nuk do ta japin provimin e detyruar të Gjuhës së Huaj. Ndonëse këtë vit shkollor është përcaktuar se Gjuha e Huaj do të jetë e detyrueshme për të gjithë maturantë, në manualin e maturantit përcaktohet se kjo kategori përjashtohet. Ndërsa të gjithë maturantët e tjerë duhet të japin pesë provime, ku tre prej tyre janë të detyruar dhe dy të tjerë me zgjedhje.

Për sa i përket Gjuhës së Huaj, maturantët do t’i nënshtrohen provimit në atë gjuhë të cilën e kanë kryesore. “Maturantët që kanë përfunduar shkollën e mesme para vitit 2014, por nuk janë pajisur me Dëftesë Pjekurie ose Diplomë, nuk e japin Gjuhën e Huaj si provim të detyruar. Ndërkohë pasi kanë fituar provimet e Maturës, marrin Diplomë dhe Certifikatë të Maturës Shtetërore”, përcaktohet në Manualin e Maturës Shtetërore. Mirëpo, maturantët për të qenë kalues duhet të marrin më shumë se 20 për qind të pikëve në provim. Ndërkohë në provim mund të marrin pjesë, nxënësit të cilët kanë përfunduar me sukses vitin e fundit shkollor dhe kanë plotësuar formularin A1.

Gjithashtu provimet e maturës i jep kandidati që ka përfunduar me sukses vitin e fundit të shkollës së mesme, ka marrë dëftesë pjekurie ose diplomë të maturës shtetërore dhe ka plotësuar formularin A1Z, pra e ka të detyrueshme të japë provime me zgjedhje. Ndërkohë një tjetër pikë në këtë manual është edhe mundësia që u jepet maturantëve që kanë përfunduar studimet jashtë për të vazhduar në institucionet e arsimit të lartë në Shqipëri.

Rregullat

1 - Të merrni masat e duhura për paraqitjen e fëmijëve në kohë në qendrën e provimit dhe pajisjen e tyre me mjete identifikimi. Në mungesë të mjetit të identifikimit nxënësi duhet të jetë i pajisur me vërtetimet e firmosura nga drejtuesit e shkollave.

2 - Mos lejoni fëmijët të futen në provime me mjete identifikimi të personave të tjerë, pasi do pezullohen dhe ndëshkohen sipas rregullores së Maturës Shtetërore 2015.

3 - Mos lejoni fëmijët dhe nxënësit të marrin dhe të përdorin celular ditën e provimit, pasi do pezullohen konform rregullores.

4 - Mësuesit administratorë dhe përgjegjës administrimi nuk do të përdorin celular ditën e provimit.

5 - Të shmangen nga provimi mësuesit administratorë që ka6në konflikt interesi.

6 - Për nxënësit dhe administratorët që do të thyejnë rregulloren e MSH gjatë procesit të provimit do të merren masat e duhura në zbatim të akteve nënligjore në fuqi.

7 - Nxënësit duhet të marrin 10 pikë (20 për qind) për të qenë kalues.



©Shekulli





The next day, about 45 thousand high school students from all schools in the country, will provide the first test of obligation, that of the foreign language, starting from 10:00. This is the second year in a row, that liability for the Foreign Language course, and this year there will be a higher degree of difficulty compared to last year. And are in the final stages of preparation, specialists of the Ministry of Education once again draw attention to the rules that should apply exam day. They are a clear set of rules that determine when a teenager can be excluded from the exam and not recognized the results.

Graduates must be presented to school an hour and a half before the exam and was not allowed to hold communication with him. At this time the student is identified, the entrance examination facilities (classrooms), cut them in places, and reading the rules for candidates. The process of identification of each graduate during their entry into the premises of the exam conducted by the head of administration of the exam. At his request, he may be assisted by the school principal and test administrators. After starting the development of the exam, not the school principal allowed to enter the premises where the exam.

Entry and separation of each graduate in the class is done strictly following descending order of the list of names. Meanwhile, every teenager on the day of the exam should be with you for identification, certificate or identity card with a photo. According to the regulation, only allowed into the examination of students revealed the list. While the disposition of any candidate in the premises of the exam done one by one, in order of their entry. Even the change of places prohibited. In those schools or areas where the exam is administered only in a class, the students disposition done alphabetically. If a student breaks the rules, he will not only be excluded from the Foreign Language exam, but will not be able to give no other exams.

However graduates also have their rights. "If the graduate finds a violation of the examination by the other students, he has the right to report irregularities to the administrator of the exam," says the regulation. Graduates submitting exam test before the stipulated time should not come from the environment where the exam the first two hours of its inception, but come together in one room previously defined. Each Director of Education, within the May 25, 2015, receives from schools mbetësve year lists from 2014 to 2015, and on the 25 of May 26 reflect them in Matura online electronic system, according to the instruction sent by the National Examination Agency. Within dated May 30, 2015, sent to the AKP, the print and electronic copy, mbetësve lists for each school year. School administrations, within the May 25, 2015, notify the remaining graduates, not to appear on state exams in 2015, without previously liquidated class exams.

Excluded

Graduates who have completed high school before 2014, but are not yet equipped with a diploma, will not pass the exam required of the foreign language. Although the school year is determined that a foreign language will be compulsory for all high school students, graduate manual states that this category is excluded. While all other graduates must provide five exams, where three of them are required and the other two choices.

Regarding the foreign language, high school students will take the exam in the language that have main. "Graduates who have completed high school before 2014, but are not equipped with a diploma or degree, do not give foreign language exam as required. Meanwhile after winning Matura exams receive a Certificate of Graduation Diploma and State ", defined in the Manual of Matura. However, high school graduates to be short-lived should receive more than 20 per cent of points on the exam. While the exam can participate, students who have successfully completed the last school year and have completed the form A1.

Matura exams also gives the candidate who has successfully completed the last year of high school, received a diploma or degree of state graduation and has completed the form A1Z therefore has binding provide elective exams. Meanwhile another point in this manual is given the possibility that graduates who completed their studies abroad to continue in higher education institutions in Albania.

Rules

1 - To take appropriate measures to introduce children at the time of the exam center and equip them with identification. In the absence of student identification device should be fitted with certificates signed by school heads.

2 - Do not allow children to enter the exams with identification of other persons as shall be suspended and punished according to regulations Matura 2015.

3 - Do not allow children and students to make and use the phone on the day of the test, as it will be suspended in conformity with the regulation.

4 - Teachers and administrators responsible administration would not use the phone on the day of the exam.

5 - Avoid the exam teachers and administrators who ka6në conflict of interest.

6 - For students and administrators who would break the rules of the MOH during the exam will take appropriate measures in compliance with rules and regulations in force.


7 - Students must obtain 10 points (20 percent) to be short-lived.
Share:

0 comments:

Post a Comment

ORION DIDO - ALDO KACORRI
provimetematures@gmail.com
Powered by Blogger.

Popular Posts