ESE: Ne buze te vetmise

Ja aty pikerisht ne nje qoshe te erret boshe. Aty dhe vetem aty mund te gjesh vetveten tende apo copezat qe i ke humbur prej saj. Apo ndoshta ku i dihet edhe ndonje grimce te qenies tende qe mendoje se nuk e ke patur me pare.
Vetmia eshte ajo pasqyre e erret ku mund ta shohesh vetveten ashtu sic eshte. Eshte Angeshtia e shpirtit tend dhe denesa e ofshama qe i japin forme qenies tende . Aty ku mund te shohesh fytyren e atij shpirti te gdhendur ne margaritare lotesh te cmuar. Ku genjeshtra vrapon te fshihet nga frika prej te vertetes. Ne heshtjen e vdekur te nates kur zera brenda tej bucasin. Vetem atehere do mund ta njohesh veten tende, do mund ta dish kush je. Kur pyetjet ngaterrohen brenda kokesh tende dhe lotet te behen lemsh ne fyt atehere ti e pyet veten "kush jam ne te vertete?" Dhe pergjigjen ta jep vete zemra jote qe flet me ate zerin e saj te heshtur.
Do mendoni se vetmia e shuan njeriun e harxhon si ndonje qiri i ndezur por jo. Vetmia te jep force. Ajo ndez llampat e vullnetit brenda teje dhe edhe pse duket paksa paradoksale te ben ta kuptosh se nuk je vetem. Po keshtu kupton se ke qene aty gjithnje ne buze te gremines se vetmise dhe nga aty ke gjetur gjithnje copeza te humbura te vetvetes.                     -Anonim
Share:

0 comments:

Post a Comment

ORION DIDO - ALDO KACORRI
provimetematures@gmail.com
Powered by Blogger.

Popular Posts