ESE: "Gjuha e huaj te jep kulture, gjuha e nenes te jep identitet."

Gjithmone dhe kudo qofshim, te mesuarit na ndjek gjate gjithe jetes. Te mesuarit e gjuheve te huaja eshte nje pervoje e vecante dhe perciell tek cdo arsimdashes nje kulture te re. Ato pasurojne dijet, te japin mundesine e te komunikuarit lehte me te tjeret dhe te ndjekesh studime ne vende te ndryshme. Por kjo s'do te thote te harrosh gjuhen, kulturen dhe identitetin e nenes, ajo perkundrazi te ploteson psikologjikisht dhe te kulturon ne cdo aspekt. Gjuha e nenes eshte shtylla me e e forte, ku ne mbeshtetemi dhe dalengadale ngjitemi ne majen e saj ...por pa harruar themelin, bazen e triumfit qe fituam duke mesuar gjuhen e huaj. Gjuha amtare eshte e paster dhe e pasur me vlerat e shumta te saj, ndaj ne jo vetem qe duhet t'i ruajme ato duke shkruar shqipe,duke lexuar shqipe e duke folur shqipe, por duhet edhe ti mbrojme nga ndikimet qe kane mbi te gjuhet e huaja. Gjuha shqipe ishte dhe eshte ajo qe na dha mundesine te ecim perpara, te njohim boten me ane te shkrimit dhe leximit. Eshte pikerishte gjuha e nenes, kjo e cila ka vlera absolute dhe nuk lekundet e as trembet perpara asgjeje. Detyra jone eshte t'i perciellim keto vlera nga njeri brez tek tjetri. Gjuha shqipe qe ne krijimet e saj eshte perballur me kohe te veshtire dhe ka qendruar nga puna e palodhur dhe sakrificat e shumta te shqiptareve dhe ne me te njejten menyre duhet ta ruajme ate. Per te njohur kulturen dhe te kaluaren historike te Shqiperise duhet te trashegojme ne radhe te pare gjuhen, kulturen me te cmuar e te vyer. Dhe te gjithe njerzit e kulturuar dine te ruajne vlerat e tyre dhe t'i shfaqin ato kur u kerkohet...edhe sot me shume se kurre gjuha jone ka nevoje te mbrohet nga ndikimet e gjuheve te huaja.Sigurisht qe te mesuarit eshte kulture, por jo te harruarit prejardhjen e vendit qe te ka gatuar me nje gjuhe, kulture dhe zakon.Nese nuk di gjuhen e nenes nuk ke me se te krenohesh. GJuha e nenes eshte flori te tjerat jane argjend.Ajo te jep indentitet te tjerat te japin kulture.
E.K
Share:

0 comments:

Post a Comment

ORION DIDO - ALDO KACORRI
provimetematures@gmail.com
Powered by Blogger.

Popular Posts