ESE: Fal dashuri sepse aty do te gjesh lumturine e vertete !!

Cdo dite e me shume po e degjojme termin se te gjithe jemi te barabarte .
Por,nderkohe ndeshemi me njerez te ndryshem ,me veshtiresi te ndryshme nga jeta ,me femije qe enden trotuareve per te fituar buken e gojes .
E si mund te jemi te gjithe te barabarte?
Dikush vuan me shume e dikush vuan me pak e ndersa ti deshiron te kesh nje kompjuter te ri ,rroba te reja krejt ndryshe nga ata qe ke .Je e nervozuar e shqetsuar sepse do ti kesh ato sende ne moment.
Gjej pak kohe mendo dhe reflekto:Sa femije kane nje vend ku te jetojne? Ndersa ti ke jo vetem nje vend ku te jetosh por ke edhe nje vile te madhe.Ti nuk e di se si eshte te flesh neper cepe trotuaresh,
te ndiesh pikat e shiut qe bien ne trupin tend.i vetem dhe i pambrojtur.Eshte e tmerrshme te zgjohesh ne mengjes me trupin gjithe te ngrire nga nata e ftohte .Sa e sa prej tyre vdesin sepse nuk kane me cfare te ushqehen ?
Ti nuk e di se cfare do te thote uri,sepse ke pasur gjithcka qe ti deshiron.
Ka edhe femije qe jane te semure,nga semundje te pakurueshme dhe luftojne me jeten e tye vetem qe te shikojne nje dite me shume me diell.Ata nuk duan llukse,por vetem nje dite te bukur,te mbushur me dashuri.
Zgjati duart drejt femijeve te pafajshem,dhe dhuroji atyre buzeqeshje pafund.Jetojme ne planetin toke i cili eshte konsideruar si 'planeti i dashurise' keshtu qe cdo njeri duhet te fale dhe te marre dashuri.
Prandaj,jemi une dhe ti qe ti ndihmojme ata qe kane vertet nevoje .Fal dashuri ne cdo moment sepse do arrish te besh te tjeret te lumtur dhe te jesh vete i lumtur.
Fal dashuri sepse edhe te tjeret do te dine te falin dashuri,dhe do te bejne te ndihesh i lumtur deri ne pafundesi!!!!  - Anonim
Share:

0 comments:

Post a Comment

ORION DIDO - ALDO KACORRI
provimetematures@gmail.com
Powered by Blogger.

Popular Posts