ESE: …CDO NJERI QË I MBYLL PORTAT E ZEMRËS PËR DASHURINË E VËRTETË,ËSHTË I DESTINUAR TË SHKATËRROHET NË VETMI …

Njeriu është një qenie e pafajshme dhe herë e palogjikshme,pasi shpesh merr vendime të nxituara , të gabuara. Pasojat e këtyre gabimeve na takon t’i vuajmë më vonë në shumë mënyra,kryesisht në burgosje të shpirtit e në vetmi të përjetshme. Por në fakt, jemi ne ato që e kemi në dorë fatin tonë,jemi ne ato që vendosim për lumturinë tonë, për hapin e rradhës që do të hedhim,nëse do të shkelim në një humnerë apo në një fushë më lule.
Shpeshherë lakmia, xhelozia,ambicja, dëshira për të pasur gjithcka e të jemi perfektë,na con drejt shkatërrimit të vetvetes,drejt një jete të mbushur plot vetmi.
Jemi ne ato që i mbyllim portat e zemrës për dashurinë e vërtetë,pasi edhe në dashuri kërkojmë perfeksionin,duke lënë të ikë ajo e vërteta. Ndonjëherë vetë frika e lëndimit është ajo që e shtyn zemrën të mbyllë portat e saj e të pranojë atë cka vjen më pas….Vetminë…
E gjithë këtë kohë kërkojmë një dashuri sa për të kaluar kohën,që në vend që të na lumturojë,na shtyn akoma dhe më shumë drejt humnerës së vetmisë.
Por më thuaj,nëse të gjithë do të kërkonim perfeksionin në dashuri,atëherë ku do të ishim vallë?
Duke u endur nëpër botë? Duke gënjyer veten se jemi të lumtur kur në fakt jo? Duke ëndërruar akoma për një dashuri si në përralla e ndërkohë i mbyllim rrugët drejt zemrës sonë ?
S’mund t’i kërkojmë të gjitha këto,pasi atëherë do të ishte një ëndërr.
Thonë “Lejo që jeta jote të jetë si një ëndërr,por mos lejo që ëndrra të bëhet jeta jote “
C’kuptim do të kishte atëherë?
Në fakt,duke kërkuar jorealen,duke mos shikuar të vërtetën,do fitojmë vetëm distancimin e njerëzve që na duan ,ndoshta edhe atë të dashurisë së vërtetë.
E cfarë do të fitojmë nëse i mbyllim portat e zemrës për dashurinë e vërtetë ? Vetminë! A ia vlen ?!
Share:

0 comments:

Post a Comment

ORION DIDO - ALDO KACORRI
provimetematures@gmail.com
Powered by Blogger.

Popular Posts