Aplikimi A1 dhe A1Z per maturantet 2018



Aplikimi në Portalin Matura Shtetërore 2018 do të kryhet në periudhën 26 mars-10 prill 2018, sipas kalendarit bashkëlidhur këtij njoftimi.
Formulari A1 plotësohet online vetëm nga maturantët e vitit shkollor 2017-2018.
Aplikimi online me Formularin A1 bëhet në shkollën ku maturanti vazhdon mësimin. Procesi i plotësimit të Formularit A1 ndiqet nga një person
i ngarkuar nga drejtoria e shkollës, që quhet “mbikëqyrës”.

Formulari A1Z plotësohet nga:
a) Kandidatët që kanë përfunduar shkollën e mesme para vitit 2018 dhe që kanë detyrim për të dhënë një ose disa provime të Maturës
Shtetërore;
b) Kandidatët që kanë përfunduar shkollën e mesme para vitit 2018 dhe që nuk kanë detyrime të Maturës Shtetërore;
c) Kandidatët që kanë kryer arsimin e mesëm jashtë vendit dhe, pasi kanë bërë njehsimin e diplomës në komisionin përkatës, rezultojnë
se kanë ose nuk kanë detyrime të Maturës Shtetërore.
Plotësimi online i Formularit A1Z bëhet në shkollat ku kandidatët kanë kryer arsimin e mesëm të lartë ose në shkollën e përcaktuar nga KMSHja
e vendbanimit, nëse shkolla e mesme që kanë përfunduar është mbyllur. Kandidatët për të plotësuar formularin A1Z duhet të paraqesin tek
mbikëqyrësi një kopje të noterizuar të dëftesës së pjekurisë/vërtetimin, me notat e të gjitha viteve të shkollës së mesme, me fotografi/certifikatën e
maturës me notat e të gjitha viteve të shkollës së mesme, lëshuar nga drejtori i shkollës, sipas regjistrit të amzës apo dokumentin e lëshuar nga
Arkivi i Shtetit.
Procesi i plotësimit të Formularit A1Z ndiqet nga një person i ngarkuar nga drejtoria e shkollës, që quhet “mbikëqyrës”.

Share:

0 comments:

Post a Comment

ORION DIDO - ALDO KACORRI
provimetematures@gmail.com
Powered by Blogger.

Popular Posts