Dhjetë histori të rralla rreth Uinston Çurçillit



Uinston Çurçill është ndoshta kryeministri më popullor në Britani. Ai i ka shërbyer vendit të tij si ushtar dhe politikan. Shpesh konsiderohet si britaniku më i madh. Por ndërsa qëndrimin e tij heroik ndaj nazistëve e njihni mirë, ka disa fakte rreth atij që do t’ju surprizojnë:

Purot e tij

Imazhi klasik i Uinston Çurçill përfshin një puro të madhe mes buzëve të tij. Çurçill “ra në dashuri” me purot që kur ishte i ri, kur udhëtoi në Kubë për të raportuar një kryengritje kundër qeverisë koloniale spanjolle. Për pjesën tjetër të jetës së tij ai konsumonte 8 deri në 9 puro në ditë. Ai e fikte dhe e ndizte atë vazhdimisht. Dhe për ta bërë që puro të mos lagej i vinte një letër ngjyrë kafe në vend të saj. Çurçill kishte 3 deri në 4 mijë puro në shtëpinë e tij. Pjesën më të madhe të firmës së tij të preferuar Romeo&Julieta. Purot i mbante në kuti të ndara nga më e vogla tek më e madhja. Pjesën më të madhe të tyre i kishte dhurata. Ndoshta historia që ilustron më mirë dashurinë e tij për purot ndodhi gjatë Luftës së Dytë Botërore, kur ai mori një maskë të veçantë oksigjeni të krijuar në atë mënyrë që akoma të mund të pinte puro në fluturime të larta.

Arratisja e tij e guximshme nga Afrika e Jugut

Në vitin 1899, Çurçill udhëtoi për në Afrikë të Jugut për të mbuluar luftën për “The Morning Post”. Atje, atij iu dha mundësia për të shoqëruar një ekspeditë në një tren të blinduar. Edhe pse korrespondentët e The Times dhe Manchester Guardian refuzuan ftesën, se e përshkruan trenin si “kurth vdekjeje”, Çurçill ishte shumë i etur për të vazhduar. Por ky vendim ishte i gabuar. Ndërsa treni po kthehej në linjën britanike, u zu në kurth nga komandot Boer, që hapën zjarr që nga kodra. Ndërsa britanikët kthyen zjarrin, shoferi i trenit u largua. Një pjesë e grupit të britanikëve arritën të shpëtonin, ndërsa Çurçill dhe disa të mbijetuar të tjerë u zunë rob. Çurçill qëndroi i burgosur në kamp deri në vitin 1900 kur kaloi gardhin teksa rojet nuk e kishin mendjen. Ai u nis për në Pretoria nëpërmjet një treni mallrash, derisa gjeti një fshat të një inxhinieri anglez që pranoi ta fshihte atë. Thuhej se afrikano-jugorët kishin vendosur 25$ dollarë për kokën e tij. Por me ndihmën e inxhinierit, Çurçill arriti të arratisej nga Afrika e Jugut.

Dy Uinstonët

Edhe pse disi e mbetur në hije nga karriera e tij politike, Çurçill ishte edhe një shkrimtar i kompletuar. Ai fitoi Çmim Nobel për Letërsi në vitin 1953. Libri i tij i parë ishte “The story of the Malakand Field Force”, një fushatë ushtarake në atë që sot është Pakistani. Por çuditërisht, ekzistonte një tjetër shkrimtar me emrin Uinston Çurçill i cili shkroi një numër novelash, 6 ose 8 të cilat u bënë bestseller. “Richard Carvel” ishte një nga novelat historike romantike që shiti një numër prej 2 milionë kopjesh dhe e bënë autorin shumë të pasur. Akoma më surprizues është fakti që të dy Uinstonët e publikuan librin e tyre të parë në vitin 1898, edhe pse Çurçilli amerikan ishte i pari që u bë i famshëm për shkrimet e tij. Por, ai u eklipsua shpejt nga fama e homologut të tij britanik dhe tani është harruar pothuajse. Për të mos u ngatërruar, ata ranë dakord që Çurçilli britanik ta shënonte emrin “Uinston S. Çurçill” në veprat e tij kurse ai amerikan pa S. në mes.

Aksidenti që pothuajse e vrau

Në dhjetor të vitit 1931, Çurçill ndodhej për vizitë natën vonë në Nju Jork tek shoku i tij Bernard Baruch. Ndërsa kalonte rrugën, u përplas nga një makinë që më pas e tërhoqi zvarrë për një distancë të shkurtër. Meqë në Angli makinat në rrugë ecin në krah të ndryshëm nga në Amerikë ai duhet të ishte treguar i kujdesshëm nga e majta. Por ai e kaloi rrugën duke parë nga e djathta. Çurçill mori disa plagë në gjoks e shpatull. Ai e pranoi fajin për aksidentin duke informuar policinë se shoferi ishte i pafajshëm.

Interesi i tij për Islamin

Çurçill ishte kaq i apasionuar pas fesë islame sa që familja e tij mendoi se ai do të konvertohej. Interesi i tij erdhi nga zbulimi i një letre në vitin 1907 të shkruar nga zonja Gendoline Bertie, që ishte e fejuar me vëllain e tij atë kohë. Letra u shkrua në momentin që Çurçill ishte gati për t’u larguar në një tur në Afrikën e Veriut dhe zonja Gendoline i kishte thënë se “nëse bie në kontakt me islamin, konvertimi i tij do të ishte më i lehtë nga sa mendonte”. Por në të vërtetë zonja Guendoline nuk kishte pse shqetësohej, përderisa parimisht Çurçill ishte ateist dhe nuk e kishte ndonjëherë seriozisht konvertimin në mysliman. Megjithatë, tregonte interes për kulturën islamike dhe shpesh ai e shoku i tij Uilfrid Brunt visheshin me rroba arabe në privatësi. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Çurçill dha 100 mijë paund për të ndërtuar Xhaminë Qendrore të Londrës. Por Çurçill edhe e kritikonte islamin në librin e tij për mënyrën se si trajtoheshin gratë në Sudan.

“Kostumi” i ditëlindjes në Shtëpinë e Bardhë

Çurçill me sa duket ka pasur disa incidente ndërsa qëndronte në Shtëpinë e Bardhë. Në një rast, thuhej se ai ka takuar fantazmën e Abraham Linkoln ndërsa ishte nudo. Ata kishin parë njëri-tjetrin për disa minuta derisa fantazma e Linkolnit ishte zhdukur. Edhe presidenti Franklin Ruzvelt e kishte parë atë nudo, së bashku me disa anëtarë të stafit të Shtëpisë së Bardhë gjatë një vizite të tij në vitin 1941. Çurçill sapo kishte bërë banjë dhe po paketonte rrobat e tij, ndërkohë që Rusvelt hyri në dhomë. Presidenti u bë gati të largohej, por Çurçill e kishte ndaluar duke i thënë se s’kishte asgjë për të fshehur ndaj aleatit të tij më të mirë.

Rrethimi i Rrugës Sidnej

Më 16 dhjetor 1910, 9 policë të paarmatosur u dërguar për të investiguar një vjedhje në tentativë në Houndsditch të Londrës. Kur ata arritën, kriminelët, më vonë të identifikuar si refugjatë anarkistë nga Letonia, hapën zjarr duke vrarë tre policë e duke lënduar dy të tjerë në luftën më të keqe kundër policisë në historinë e Londrës. Policët britanikë u kapën në befasi dhe nuk mundën ta mbronin veten. Gjatë përleshjes një nga anëtarët e bandës u qëllua aksidentalisht nga miqtë e tij dhe vdiq disa ditë më vonë. Një kërkim masiv nisi shpejt për dy kriminelët e mbijetuar. Ditën e Vitit të Ri, policia mori një njoftim se vrasësit fshiheshin në një shtëpi në rrugën Sidnej. Policia rrethoi zonën dhe Uinston Çurçill, që në atë kohë ishte ministër përgjegjës i Policisë mori komandën e operacionit. Me përforcime nga ushtria, policia dhe kriminelët u përballën në një betejë të gjatë me armë. Disa plumba të kriminelëve përshkuan kapelen e Çurçill. Njëri prej kriminelëve u qëllua ndërsa tjetri u dogj nga flakët që ranë në ndërtesën ku ato fshiheshin. Çurçill duket se e shijoi këtë përvojë të frikshme duke i thënë një kolegu se “kishte qenë një kënaqësi e vërtetë”. Kjo ngjarje e rriti shumë reputacionin e tij.

Teshtima e Çurçill

Kufiri ndërmjet Jordanisë dhe Arabisë Saudite përfshin edhe një zigzage të njohur si teshtima ose lemza e Çurçill. Çurçill po vizatonte një hartë teksa papritur teshtiu dhe dora i lëvizi, duke bërë një vijë mbi Jordaninë. Është një histori qesharake dhe jo e vërtetë. Në fakt vija zigzage u krijua për t’i dhënë Britanisë një korridor ajri të pandërprerë mes Jordanisë dhe Irakut. Nëse ka një element të vërtetë në këtë histori është se Çurçill, si ministër i kolonive, luajti një rol domethënës në themelimin e kufijve të Lindjes së Mesme moderne. Nëpërmjet një marrëveshjeje, Britania dhe Franca pranuan ta ndanin Lindjen e Mesme mes tyre, duke injoruar kufijtë fetarë e etnikë në proces. Ata ishin aq të pasigurt se çfarë të bënin me Palestinën sa që vendosën t’ia jepnin Belgjikës. Britania dhe Franca gjithashtu në fillim ranë dakord për mbështetjen e krijimit të një shteti kurd por më pas prishën marrëveshjen sepse e kuptuan se do t’ju duhej të hiqnin dorë nga pjesë të mëdha të Irakut dhe Sirisë. Sot, 25 milionë kurdë kanë mbetur pa një shtet që mund ta quajnë të tyrin.

Qeni i tij i zi

Gjatë gjithë jetës, Çurçill vuante nga një depresion që e quante “qeni i zi”. Disa herë, depresioni i tij ishte aq i rëndë sa që nuk pëlqente të qëndronte afër një treni që kalonte apo të shihte oqeanin nga një anije, sepse kishte frikë se kryente vetëvrasje. Miku i tij Lord Beaverbrrok thoshte se Çurçill kishte raste kur ndodhej në majën e vetëbesimit të tij por edhe raste kur ndodhej në fund të një depresioni intensiv. Gjatë depresionit, ai pushonte së funksionuari, duke kaluar shumë kohë në krevat dhe humbiste aftësinë për t’u përqendruar. Kur e rimerrte veten e përshkruante si një pikturë që i vinin ngjyrat. Kur nuk ndodhej në depresion, Çurçill njihej për karakterin e tij plot energji, zakonisht duke punuar e folur me orë të tëra që nga mëngjesi në darkë.

Thëniet e tij

Thëniet e mëdha të Uinston Çurçill kanë mbushur libra të tërë. Fatkeqësisht, shumë thënie që i janë atribuar atij nuk janë të vërteta. Për shembull, thuhet se Nancy Astor shpesh i thoshte: “Nëse do të isha gruaja jote do të hidhja helm në kafe” dhe Çurçill i thotë: “Nëse do të martohesha me ty, do ta pija kafen me helm”. Megjithatë Çurçill nuk ankohej për vrazhdësinë e Astor, pasi njëherë ai i dha një përgjigje gjeniale një tjetër deputeteje femër që e kishte akuzuar atë se ishte i pirë: “Zonjë, ju jeni e shëmtuar, ndërsa unë do jem esëll nesër”. Supozohet që Çurçill të ketë thënë: “Amerikanët gjithmonë do të bëjnë gjënë e duhur, pasi t’i kenë provuar të gjithë mënyrat”. /T.O. bota.al
Share:

0 comments:

Post a Comment

ORION DIDO - ALDO KACORRI
provimetematures@gmail.com
Powered by Blogger.

Popular Posts