Zbulimi i fundit, ja si do të shohin njerëzit e verbër



Ndërsa lakuriqët e natës e gjejnë rrugën nëpërmjet tingujve, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për njerëzit. Personat që kanë probleme me shikimin duhet me patjetër të shoqërohen nga dikush tjetër, të përdorin një bastun, ose duhet ta njohin mirë mjedisin ku po ecin, në mënyrë që të shmangin përplasjet me objektet.

Tani, falë shkencëtarëve nga Universiteti i Nevada­së, Reno, dhe Universiteti i Arkansas, të verbrit do të kenë mundësi “të shohin” çfarë prekin.

Ata kanë shpikur një dorezë robotike e cila ndihmon personat që kanë probleme me shikimin të kërkojnë për objekte të ndryshme që u nevojiten. Doreza është e pajisur me sensorë të ndryshëm, si sensorët e prekjes dhe të temperaturës, së bashku me mikrofona dhe kamera të cilësisë së lartë, shkruan krokodili. Të gjithë këto do t’i japin mundësi dorezës të krijojë një ide mbi vendndodhjen, formën dhe madhësinë e objektit.
Share:

0 comments:

Post a Comment

ORION DIDO - ALDO KACORRI
provimetematures@gmail.com
Powered by Blogger.

Popular Posts