Si të ushqeheni për të patur një gjumë të mirë



Shumë njerëz kanë probleme me gjumin dhe nuk arrijnë të kenë orët e duhura të një gjumi cilësor.

Shkencëtarët thonë se janë disa ushqime të cilat e ndihmojnë gjumin për shkak të përbërësve të tyre.

1.     Likopeni : një pigment i kuq karotenoid i cili gjendet tek rrushi, boronicat, domatet, apo shalqiri etj.

2.      Seleni: gjendet kryesisht tek shumica e llojeve të peshkut si; tuna, shojza, merluc, butak, por edhe tek elbi, gjeli i deti tdhe arrat.

3.      Vitamina C: burimet kryesore të vitaminës C janë; ananasi, luleshtrydhet papaja, frutat agrume (të tharta), brokoli dhe lakra jeshile.

4.      Karbohidratet: në një hulumtim të publikuar në American Journal of Clinical Nutrition u vërtetua se ngrënia e karbohidrateve të cilat treten lehtë (patatet, drithi, orizi) rreth 4 orë para gjumit, ka efekt pozitiv në gjasat për të fjetur më shpejtë, bën të ditur Express.

Tentoni që t’i përfundoni të gjitha punët kohë më parë sesa orari juaj i gjumit sepse ngarkesat psikologjike ndikojnë negativisht në cilësinë e tij.

Në fund, për një gjumë të rehatshëm, respektoni maksimalisht orarin tuaj të fjetjes
Share:

0 comments:

Post a Comment

ORION DIDO - ALDO KACORRI
provimetematures@gmail.com
Powered by Blogger.

Popular Posts