Pini ujë që mos të keni këto probleme



A e keni pyetur ndonjëherë veten se çfarë ndodh në trupin tonë kur nuk pimë sasinë e nevojshme të ujit? Disa nga pyetjet po i ngrenë dietologët dhe studiuesit, të cilët kanë vënë re një ulje të konsumimit të ujit nga ana e njeriut. Përgjithësisht njerëzit që nuk pinë ujë janë ata që mbajnë dietë apo ata të cilët nuk i japin një rëndësi shëndetit të tyre. Sipas studiuesve kur nuk pini ujë truri funksionon keq, metabolizmi fillon e ngadalësohet dhe uria rritet. Të gjithë ne e dimë sesa i rëndësishme është për shëndetin tonë të pimë shumë ujë çdo ditë në mënyrë të rregullt, sidomos në verë kur trupi ynë djersit më shumë dhe humbet një sasi më të madhe lëngjesh. Gjatë stinës së nxehtë por edhe në stinë te tjera të pish ujë është thelbësore për të ruajtur hidratimin e duhur të trupit. Pa konsumimin e duhur tij trupi ndihet i lodhur dhe i pafuqishëm.
Share:

0 comments:

Post a Comment

ORION DIDO - ALDO KACORRI
provimetematures@gmail.com
Powered by Blogger.

Popular Posts