Opsionet që Google ofron, dhe ndoshta ju nuk i njihni.



1. Krahasim kalorish

Je duke bërë kujdes me peshën dhe po përpiqesh të vendosësh se çfarë do të hash për darkë? Provo mjetin Calorie Comparison të Google. Ky instrument të lejon të shohësh në çast dallimet e ndryshëm mes ushqimeve të ndryshëm. Thjeshtë përfshi opsionin e parë, kundrejt të dytit, dhe shtyp Enter. Google do të paraqesë një tabelë gjithëpërfshirëse, duke përfshirë dhe fotografi të secilës zgjedhje, bashkë me vlerat ushqyese, për të të ndihmuar të vendosësh.

2. Planifikim martesash

Nëse po planifikon të martohesh dhe nuk përballon dot pagesën e një planifikuesi, por gjithësesi dëshiron ta kesh të gjithë informacionin të organizuar, provo këtë mjet fantastik të Google. Do të të ndihmojë jo vetëm të ndash të rejat dhe të mbash nën kontroll buxhetin, por do të jesh gjithashtu në gjendje të krijosh një faqe interneti për ditën e madhe, për të mbajtur të gjithë kujtimet e të gjithë ngjarjes.

3. Kalkulator  bakshishesh

Google mund të të ndihmojë që të përcaktosh pjesën tënde të faturës, duke përfshirë edhe bakshishin. Kanë ikur kohët kur kamerierit i duhej të ndante faturat për të përcaktuar pjesën tënde.

4. Përkthim simbolesh

Nëse po përpiqesh të gjesh kuptimin e një simboli kinez, mos shih më tutje. Google e ka bërë të kollajtë përkthimin! Nga Google Translate, thjeshtë kliko tek lapsi në kutinë e parë. DO të shfaqet menjëherë një dritare që do të të ofrojë zgjedhjen për të vizatuar një simbol. Më pas Google do të pikasë automatikisht gjuhën dhe do ta përkthejë fët e fët për ty.

5. Shkarko lloje gërmash

Mund të përdorësh Google Fonts për të shkarkuar gjithfarësoj lloje gërmash, nga arabishtja, në hebraishte. Pasi të kesh përzgjedhur gjuhën, mund të ndryshosh gjerësinë, trashësinë dhe gjatësinë e gërmës, përpara se ta shkarkosh në pajisjen tënde.

6. Shih galeri arti botërore

Mund të bësh një vizitë në disa prej galerive më të famshme botërore të artit, që nga divani i shtëpisë tënde, me ndihmën e Google Art Project. Me disa klikime të mausit, mund të shijosh artin e mrekullueshëm, që nga muralet e Muzeut në Nju Delhi, deri tek Muzeu i Artit Modern në Cassino në Itali.

7. Eksploro universin

Nëse je një entuziast i astronomisë, apo thjeshtë kureshtar për të parë se si duket universi, Google Sky të ofron mundësinë që të bësh pikërisht këtë gjë, përmes fotografive të gjalla të konstelacioneve të ndryshme.

8. Rezultate

Pavarësisht se cili sport është i preferuari yt, thjeshtë vendos emrin e një Lige apo një skuadre në Google Search dhe automatikisht do të të shfaqen rezultatet, pikët, apo ndeshjet e radhës.

9. Gjeografia

Nëse je i dhënë pas gjeografisë, apo thjeshtë nëse je shumë i lodhur në punë dhe ke nevojë për një pushim të shpejtë, Smarty Pins është një prej lojërave më të bukura që mund të luash! Ajo teston dijen tënde në fusha të ndryshme, nga argëtimi, tek artet dhe kultura e historia. E gjitha duke përdorur Google Maps. Google mund të përdoret për shumë më tepër se sa thjeshtë gjetjen e drejtimeve. Ajo është bërë një pjesë e rëndësishme dhe mund të na vijë në ndihmë në shumë mënyra.
Share:

0 comments:

Post a Comment

ORION DIDO - ALDO KACORRI
provimetematures@gmail.com
Powered by Blogger.

Popular Posts