Kush është populli më gënjeshtar në botë?



A e dini se personat e cilës kombësi gënjejnë më shumë? Kinezët u “shpallën” si njerëzit më të pasinqertë në botë, ndërsa britanikët si më të sinqertët. Këto janë rezultatet e një studimi të kryer nga një universitet në Anglinë Lindore.

Sipas studiuesve, u mblodhën fakte që njerëzit gënjejnë pavarësisht kombësive, por disa prej tyre gënjejnë më shumë. Pjesë e hulumtimit u bënë 15 shtete, me nga 100 persona secili. Të 1500 personat, që morën pjesë në studim, kishin si detyrë të hidhnin monedhën dhe të tregonin nëse kishte rënë “kokë” apo “pil”. Në varësi të anës së monedhës ata fitonin 5 ose 3 dollarë.

Sipas studiuesve pjesëmarrësit nga Kina tregonin se kishin fitim më të madh se në të vërtetë, ndërsa britanikët ishin më të sinqertë. Turqit mashtruan në gjashtë pyetjet e kulturës së përgjithshme nga fusha e muzikës, ndërsa për gjysmën prej tyre pohonin se përgjigjen mund ta gjejnë vetëm përmes “Google”-it.

Britanikët dhe japonezët ishin ata që u treguan më të sinqertët në këtë fushë. Pjesë e këtij studimi nuk ishte bërë Shqipëria.
Share:

0 comments:

Post a Comment

ORION DIDO - ALDO KACORRI
provimetematures@gmail.com
Powered by Blogger.

Popular Posts