Ja si mund ti zbardhni dhëmbët pa shkuar tek dentisti



Dhëmbët mund të zbardhen edhe në kushte shtëpie me disa mjete të thjeshta. Ju duhet: Kripë, peroksid hidrogjeni, ujë, furçë dhëmbësh, filxhan.

Hapi i parë

Një lugë sodë buke përziejeni me ½ lugë çaji me kripë, në një filxhan. Më pas lagni furçën e dhëmbëve me ujë të vakët dhe përziejeni atë në filxhanin me kripë e sodë buke. Lani dhëmbët dhe fërkojini mirë ata. I gjithë procesi duhet të zgjatë 5 minuta.

Hapi i dytë

Në një filxhan të mbushur me peroksid hidrogjeni përzieni ½ filxhani me ujë të ngrohtë e më pas shpërlani gojën me të për një minutë. Më pas mbushni një gjysmë filxhani me ujë të ftohtë dhe shpërlani përsëri gojën.

Hapi i tretë

Përdorni fill dentar për të zhvendosur gurët e verdhë nga dhëmbët. Tregoni kujdes në mënyrë që të mos dëmtoni mishin e dhëmbëve.

Hapi i katërt

Përdorni larësin antibakterial të gojës për të pastruar dhëmbët dhe gjuhën, sa herë që të jetë e mundur.

Më poshtë po ju tregojmë disa mënyra të tjera për të pasur një buzëqeshje të bukur dhe të ndritshme.

Luleshtrydhet dhe domatet

Ato janë të pasura me vitaminë C, ndaj janë të përsosura për të mbajtur të pastër shëndetin e gojës. Mund të aplikohen direkt në dhëmbë dhe të mbahen aty për 5 minuta, duke bërë që gurët e dhëmbëve të zbuten.

Më pas lani gojën me një përzierje të përgatitur nga soda e bukës dhe uji i ngrohtë. Gjithashtu mund të aplikoni të njëjtën procedurë me ushqime të tjera që janë të pasura me vitaminë C si limoni, papaja, specat, portokallet etj.

Djathi kaçkavall

Konsumi i djathit kaçkavall përpara çdo vakti ndihmon që të neutralizoni acidet që shkaktojnë gurët e dhëmbëve. Djathi kaçkavall ka përbërës që veprojnë si mbrojtës të dhëmbëve.

Gjithashtu ka edhe disa gjëra të tjera, të cilat mund t’i përfshini në rutinën orale të përditshmërisë:

Duhet të lani gjithmonë dhëmbët me një furçë të butë dhe të bëni lëvizje vertikale. Sigurohuni se gjithmonë pastroni hapësirën mes mishrave të dhëmbëve dhe dhëmbëve.

Përdorni në mënyrë të përditshme dhe të rregullt fillin dentar.

Konsumoni shumë ujë, në mënyrë që trupi të prodhojë pështymë në mënyrë të natyrshme, e cila shërben për pastrimin e dhëmbëve.

Konsumoni portokall e limona për të parandaluar bakteret si dhe lani gojën përpara se të shkoni në shtrat.
Share:

0 comments:

Post a Comment

ORION DIDO - ALDO KACORRI
provimetematures@gmail.com
Powered by Blogger.

Popular Posts