Ja pse femrat jetojnë më gjatë se meshkujt!



Jetëgjatësia mesatare e njeriut të sotëm është 78 vjet e nëntë muaj e gjysmë. Por, sipas statistikave, një vajzë e porsalindur mund të pritet se mund të jetojë 81 vjet, ndërsa një djalë i lindur në të njëjtin vit mund të pritet se mund të jetojë 76 vjet. Meshkujt janë biologjikisht dhe sociologjikisht në një pozitë më të pavolitshme gjatë gjithë jetës. Këtu janë arsyet.

– Vajzat janë më të forta derisa janë në barkun e nënës: Djemtë në barkun e nënës zhvillohen më ngadalë sesa vajzat, që do të thotë se ata kanë më shumë të ngjarë të vdesin nëse lindin para kohe, për shkak të moszhvillimit të mushkërive ose të trurit, shpjegon Dr. Maria Legato, profesoreshë e mjekësisë klinike në Universitetin Kolumbia.
– Femrat rrezikojnë më pak sesa meshkujt: Lëndimet e paqëllimshme janë shkaku i tretë kryesor i vdekjes në mesin e meshkujve. Në këtë listë, femrat janë në vendin e gjashtë. Por, edhe kjo është një çështje e biologjisë: Pjesa e trurit që ndodhet në pjesën e përparme të kafkës kontrollon përgjegjësinë dhe vlerëson rrezikun, kurse kjo pjesë zhvillohet shumë më shpejt te femrat sesa te meshkujt, thotë Dr. Legato. Kjo është arsyeja pse meshkujt ekspozohen më shumë ndaj rrezikut dhe ndeshen me shumë probleme që mund të jenë fatale, shkruan Zëri.
– Femrat më vonë iu nënshtrohen sëmundjeve të zemrës: Sëmundjet e zemrës janë shkaqet kryesore të vdekjes tek burrat dhe gratë, por burrat preken dhe më shumë dhe ka të ngjarë të vdesin nga kjo, edhe në të tridhjetat dhe të dyzetat e tyre.

Tek gratë mesatarisht zhvillohen sëmundjet e zemrës 10 vjet më vonë se tek meshkujt. Ato janë të mbrojtura prej tyre deri në menopauzë, pasi trupat e tyre deri atëherë prodhojnë shumë estrogjen, i cili i mban arteriet e forta dhe fleksibile.
– Femrat kanë marrëdhënie të mira shoqërore: Miqtë shërojnë. Njerëzit me lidhje të forta sociale kanë 50 për qind më pak gjasa të vdesin para kohe sesa ata me pak kontakte sociale, sipas një studimi britanik nga viti 2010.
“Shumica e burrave e mbajnë stresin dhe shqetësimet e tyre në vetvete, ndërsa gratë shprehen me të tjerët”, shpjegon mjekja. Përjashtime bëjnë burrat e martuar, e cila edhe një herë konfirmon përfundimet e arritura nga shumë studime që sugjerojnë, se ata janë më të shëndetshëm dhe jetojnë më gjatë.
– Femrat më tepër kujdesen për shëndetin e tyre: Femrat 24 për qind më shumë vizitojnë mjekun, sipas disa agjencive përkatëse. Në fakt, një e katërta (28 për qind), e meshkujve nuk shkojnë për kontrolle të rregullta. Meshkujt zakonisht mohojnë se ata janë të sëmurë duke zvogëluar simptomat e tyre, sepse ata nuk duan të shkojnë te mjeku dhe të zbulojnë se diçka nuk është në rregull, thotë Dr. Legato./Express
Share:

0 comments:

Post a Comment

ORION DIDO - ALDO KACORRI
provimetematures@gmail.com
Powered by Blogger.

Popular Posts