Foto e rralle/ Xhiro e bulevardit ne Tiranen e viteve ’80!



Askush nuk besonte se ekzistonte, por xhiroja e Tiranës së viteve ’70 – ’80 – të për fat është fiksuar në celuloidë. Një reporter i huaj ka bërë një foto të saj në vitin 1989 dhe i ka botuar në një speciale për Shqipërinë në revistën “National Geographic” më 1990. Fotoja tregon njerëzit që lëvizin, disa mijëra vetë. Xhiroja e famshme ishte eventi më i rëndësishëm i jetës në kryeqytetin shqiptar për disa dekada nga fundi i viteve ’50 deri në fund të viteve ’80. Në një qytet ku kishte vetëm 6 kafene, ecja në bulevard shërbente edhe si modë, edhe si vend takimi edhe si jetë sociale.

Xhiroja ishte e pranishme gjatë gjithë vitit, por ajo merrte shumë vlerë në pranverë dhe në vjeshtë. Zakonisht njerëzit ecnin nga Galeria Kombëtare e arteve deri tek univesiteti. Në një drejtim ata që shkonin dhe në drejtimin tjetër ata që ktheheshin. Disa persona qëndronin në bordurën e Parkut Rinia, sidomos të rinjtë. Xhiroja e Bulevardit ishte me rinore dhe më trend.

Ndërkohë që zyrtarët zakonisht shëtisnin në atë që quhej Bulevardi Stalin në drejtim të stacionit të trenit.
Share:

0 comments:

Post a Comment

ORION DIDO - ALDO KACORRI
provimetematures@gmail.com
Powered by Blogger.

Popular Posts