Dardha, ky frut i mrekullueshem për të rënë nga pesha



Një studim i ri zbulon se dardha është e lidhur ngushtë, me një peshë të ulët të trupit.

Hulumtuesit kanë gjetur se, personat që konsumojnë dardha, kanë 35 për qind më pak shanse të bëhen obez.

Po ashtu thuhet se konsumi i rregullt i dardhës, është i lidhur me kualitet të lartë të dietës.

Dardhat janë “burim i përkryer” me fibra, si dhe të mbushura me vitaminë C, transmeton Telegrafi

Vetëm një dardhë e vetme, përmban 24 për qind fibra, që janë të rekomandueshme në baza ditore – kurse ka vetëm 100 kalori.

Ky frut nuk ka yndyrë, kolesterol dhe natrium – ndërsa përmban 190 miligram kalium.

Në studimin e botuar në “Nutrition and Food Science”, thuhet se njerëzit që hanë dardha, janë më të shëndetshëm dhe me shumë pak mundësi, të jenë me mbipeshë apo obez. /Telegrafi
Share:

0 comments:

Post a Comment

ORION DIDO - ALDO KACORRI
provimetematures@gmail.com
Powered by Blogger.

Popular Posts