Çorapet shndërrohen në mbushës telefoni



Një palë çorape, të mbushura me urinë që pompohet nga ecja e mbathësit, ka fuqizuar me sukses një transmetues wirelessi për të dërguar një sinjal tek një kompjuter.

Ekspertët thanë se “kjo hapë mundësitë” për ta përdorur urinën si fuqizues të pajisjeve veshëse në të ardhmen.

Shkencëtarët në Qendrën e Bioenergjisë në Universitetin West of England, i lidhën çorapet me disa tuba të vegjël.

Tubat brenda çorapeve ishin pajisur me urinë të freskët, e cila qarkullonte rreth këmbëve të njeriut që ecte. Pompa manuale e bazuar në një sistem të thjeshtë të qarkullimit të gjakut dhe ecja, bënin që urina të kalonte dhe të gjeneronte energji.

Në eksperiment, të publikuar në revistën Bioinspiration and Biometics, u tha se kjo metodë mund të përdoret në të ardhmen për t’i fuqizuar me energji pajisjet elektronike.
Share:

0 comments:

Post a Comment

ORION DIDO - ALDO KACORRI
provimetematures@gmail.com
Powered by Blogger.

Popular Posts