Botë e çuditshme, Wi-Fi edhe në varreza



Wi-Fi tani gjendet kudo madje edhe në varreza.. Mos u çudisni sepse autoritetet ruse kanë vendosur të instalojnë internet me valë pikërisht në varrezat e Moskës.

Sipas mediave vendase, Wi­-Fi falas do të ofrohet në tri varrezat historike të qytetit duke nisur nga fillimi i vitit 2016.

Kjo nismë sa e çuditshme, por dhe e ‘guximshme’ do të nxisë më shumë vizitorë të shkojnë tek varrezat Vagankovo, Troyekurovo dhe Novodevichy, ku prehen shumë njerëz të famshëm, si autori Anton Chekhov, lideri sovjetik Nikita Khrushchev dhe presidenti i parë rus Boris Yeltsin.
Share:

0 comments:

Post a Comment

ORION DIDO - ALDO KACORRI
provimetematures@gmail.com
Powered by Blogger.

Popular Posts