A janë këto komplimente…apo ofendime?



1. Dukesh mirë për moshën që ke!
“Dukesh shumë e re për moshën që ke” në fakt mund të nënkuptojë “je plakur goxha”. Femrat nuk kanë qejf që dikush t’ju thotë se janë plakur ose duken të reja pavarësisht moshës. Problemi me këtë kompliment është se femrat gjithmonë do ta marrin gabim. Ato pëlqejnë që ta ndajnë këtë gjë.

2. Më pëlqen që ke vetëbesim dhe nuk brengosesh se si dukesh
Juve mund t’ju duket se po i bëni kompliment dikujt duke i thënë kështu, por në fakt ju po i tregoni se nuk po duket mirë. Dhe ky kompliment nuk ka të bëjë vetëm me dukjen momentale, por atë të përgjithshme.

3. Je argëtuese, qesharake dhe e bukur, pse ende je beqare?
Sigurisht se këtë e keni dëgjuar nga shumica e shoqeve më të mira. Por, ju duhet ta dini se edhe nëse jeni fantastike, argëtuese dhe e mençur, nuk keni nevojë për një partner për ta vlerësuar veten. Të jesh beqare nuk do t’ju bëjë që të keni më shumë ose më pak gjëra me vlerë.

4. Dukesh shumë bukur në fotografi/Instagram
A do të thotë kjo se nuk dukeni e bukur në të vërtetë? Ky kompliment mund të keqkuptohet shumë lehtë nga femrat, për shkak se, dihet që disa njerëz duken më mirë në foto.

5. Je shumë e bukur kur buzëqesh, duhet ta bësh më shpesh
Në fakt, ky kompliment ju tregon se 99% të kohës ju nuk jeni e bukur, por vetëm kur buzëqeshni – natyrisht nëse jeni person që buzëqeshë shumë pak. Pse të buzëqeshni vetëm për t’u dukur bukur, ju keni një qëndrim, për atë punë është Miss Buzëqeshja!
Share:

0 comments:

Post a Comment

ORION DIDO - ALDO KACORRI
provimetematures@gmail.com
Powered by Blogger.

Popular Posts