7 gjëra që gratë e suksesshme i bëjnë në janar



Kjo mund të jetë një opinion i papëlqyeshëm, por Janari është në fakt muaji ynë i preferuar i vitit. Është një moment i pastër, një kohë për të besuar dhe ëndërruar përsëri, dhe një mundësi për të pastruar të gjitha rrëmujat që kemi bërë në vitin 2017 (veçanërisht duke përfshirë shëndetin tonë). Duke marrë parasysh të gjithë këtë dhe forcën e rrallë dhe qartësinë e qëllimit që vjen më 2 janar, mendojmë se është e rëndësishme të shfrytëzojmë muajin për të optimizuar tërë vitin. Më poshtë, lexoni shtatë gjëra që të gjitha gratë e suksesshme do të bëjnë në fillim të vitit 2018.

1. Identifikoni objektivat madhorë

Nuk është e thënë të keni objektiva në çdo fushë të jetës tuaj – marrëdhënie, para, karrierë, familje etj. Fokusohuni në ato që ndjeni më shumë se duhet të përmirësoni apo ndryshoni. Jini specifike dhe caktoni prioritete, pasi ideja është që këto objektiva të zbatohen. Mos harroni të mendoni për kategoritë më pak evidente, si shëndeti dhe bamirësia. Sigurohuni që të paktën njëra prej këtyre objektivave të mëdha të jetë nga ato që ju trembin – nëse arrini pak gjëra të tjera në 2018, realizimi i kësaj do ju bëj të ndiheni që viti ka qenë i rëndësishëm.

2. Ndajini objektivat e mëdha në të tjera më të vogla

Synimi për të kursyer për të blerë një shtëpi të madhe është objektiv shumë i mirë; megjithatë, është njkohësisht disi i turbullt. Gjeni cilat objektiva më të vogla mund të ndihmojnë që ky të arrihet – për shembull, shlyerja e borxhit të kartës së kreditit, apo një tjetër punë që do ju ndihmojë të fitoni ca para më shumë.

3. Vendosini objektivat më të vogla në një kalendar

Tani që keni objektivat më të vogla – psh një shumë parash ekstra – futeni në kalendar. Sa mund të fitoni muajin e ardhshëm? Konsultohuni vazhdimisht me kalendarin për të parë nëse jeni në rrugën e duhur.

4. Vlerësoni çfarë nuk funksionoi në vitin 2017

Nëse përkufizimi i çmendurisë është që të përsëritësh sjelljen e njëjtë dhe të presësh rezultate të ndryshme, mendojmë se është e mençur të fillojmë vitin e ri duke identifikuar atë që nuk ka funksionuar për ty në vitin 2017, në mënyrë që ta shmangësh në vitin 2018. Një miqësi e caktuar ju ka bërë me të panumërta koke? Ndërpriteni. A mund të shihni një model jo të shëndetshëm në takimet tuaja? Vendosni për ta ndryshuar. A jeni ankuar për punën tuaj çdo ditë? Është koha për të gjetur një punë të re.

5. Përfytyroni një person të cilit doni t’i provoni veten tuaj

Mund të jetë e vështirë të motivohemi për të shkuar përtej ngarkesës së detyrueshme të punës, për të arritur objektivat tuaja të mëdhaja në jetë. Prandaj mund të ndihmojë – sado fëmijërore të duket – që të identifikoni një person që nuk beson tek ju. Duke patur atë në mendje, mund t’ju ndihmojë në ditët kur nuk ndiheni si të motivuar.

6. Bëni një listë rrjetëzimi

Nëse jeni të interesuara për të ndjekur në qetësi një tjetër rrugë karriere, apo doni të përparoni në fushën aktuale, investimi në rrjetin tuaj është kritik. Bëni një plan në janar për t’u takuar me një numër të caktuar individësh çdo muaj, të cilët mund të ndihmojnë, këshillojnë apo frymëzojnë ju gjatë 2018. Caktoni një raund fillestar takimesh, dhe vendosni kujtesa çdo muaj për të ruajtur kontaktet në muajt pasardhës.

7. Zgjohuni një orë më herët se sa zgjoheshit vitin që kaloi

Kemi një prirje që të realizojmë ndryshime të tilla në janar, më shumë se në cilindo muaj tjetër. Vendosni të zgjoheni një orë më herët duke nisur nga 2 janari, për të vendosur tonin për pjesën tjetër të vitit. Pastaj përdoreni këtë orë për të realizuar objektivat tuaj, për t’u stërvitur, apo edhe vetëm për të medituar. Zakoni i ri mund t’ju habisë, sepse kjo orë shtesë do ju bëjë të ndjeheni shumë mirë.
Share:

0 comments:

Post a Comment

ORION DIDO - ALDO KACORRI
provimetematures@gmail.com
Powered by Blogger.

Popular Posts