5 shenjat që tregojnë se telefoni juaj po përgjohet



Pesë shenjat që tregojnë se telefoni juaj është në përgjim:

Nëse bateria juaj harxhohet shpejtë
Bateria në telefonin tuaj harxhohet shpejtë, sepse programet për përgjimin po e shpenzojnë atë edhe nëse ju nuk e shfrytëzoni telefonin.

Telefoni juaj ndalet ngadalë
Në rast se nuk mund ta fikni telefonin tuaj në mënyrë normale apo ju nevojitet më shumë kohë se normalisht, ka gjasa që dikush po përgjon telefonin tuaj. Shkaku është se i duhet më shumë kohë në mënyrë që të fiken të gjitha programet të hapura në telefonin tuaj.

Zëra të çuditshëm në prapavijë
Zhurmë gjatë bisedës apo ndonjë zë i çuditshëm tregojnë se ka mundësi se telefoni juaj po përgjohet.

Shtrembërimi i zërit
Derisa dëgjoni zëra “robotik” të personit me të cilin flisni, ka shumë mundësi që të jeni të përgjuar, apo dikush të jetë duke regjistruar bisedën tuaj.

Derisa nuk e përdorni telefonin tuaj
Kushtojini kujdes telefonit tuaj nëse vepron çuditshëm sepse mund të keni mundësinë e programit të instaluar për përgjim në telefonin tuaj. Është shumë lehtë që ky program të instalohet në telefonin e dikujt nëpërmjet e-mailit apo transferimit të të dhënave nëpërmjet “Bluetooth-it”.
Share:

0 comments:

Post a Comment

ORION DIDO - ALDO KACORRI
provimetematures@gmail.com
Powered by Blogger.

Popular Posts