10 zonjat e para më të bukura në botë



Mbretëresha Rania

Ajo është personifikimi përkryer i një femre sharmante dhe klas. Rania ka lindur në Kuvajt më 31 gusht të vitit 1970, e rritur nga prindërit e saj, Faisal Sedki al-Yassin dhe Ilham Yassin. Ka studiuar për Administrim Biznesi në Universitetin e Kajros, ku ishte e punësuar në ‘Citibank’ e më pas edhe në ‘Apple Inc’, para se të njihej me princin Abdullah bin Al-Hussein, që tani është mbret i Jordanisë.



Mehriban Aliyeva (Azerbajxhan)

Bashkëshortja e Ilham Aliyev-it, presidentit të Azerbajxhanit, Mehriban Aliyeva u lind në Baku të Azerbajxhanit më 26 gusht të vitit 1964, në familjen më të fuqishme në vend. Ajo ka punuar si mjeke e syve dhe fizikante dhe sot është një nga e para më të bukura në botë.



Asma al-Assad (Siri)

Asma al-Assad është Zonja e Parë e presidentit sirian dhe askush nuk mund ta mohojë që ajo është shumë tërheqëse. E lindur më 11 gusht të vitit 1975, Asma shumicën e jetës së saj e ka kaluar në Britani të Madhe, ku edhe ka studiuar në shkenca kompjuterike dhe letërsi frënge.



Angelica Rivera (Meksikë)

Angelica Rivera, bashkëshortja e bukur e presidentit të Meksikës, Enrique Peña Nieto, ka qenë modele, aktore dhe këngëtare. Ajo ka lindur më 2 gusht të vitit 1969 dhe është shndërruar më pas në njërën prej aktoreve më të dashura në vendin e saj.



Michelle Obama (SHBA)

Michelle Obama është një nga femrat më të fuqishme në botë, për shkak të faktit se është e martuar me njeriun më të pushtetshëm, presidentin e SHBA-së, Barack Obama. Michelle Obama ka lindur në Çikago më 17 janar të vitit 1964 dhe përveçse është Zonja e Parë e vendit ajo është një avokate dhe autore shumë e njohur dhe mbi të gjitha me shumë klas.



Mbretëresha Letizia (Spanjë)

Mbretëresha Letizia Ortiz Rocasolano, është Zonja e Parë e Spanjës, bashkëshorte e Mbretit, Felipe i Katërt. Letizia u lind më 15 shtator të vitit 1972 në një familje të shtresës së mesme dhe ka studiuar për gazetari në Universitetin e Madridit. Pas përfundimit të studimeve ajo ka qenë një nga prezantueset në Spanjë.



Sylvia Bongo Ondimba (Gabon)

Sylvia Bongo Ondimba u lind më 11 mars të vitit 1965 në Francë, në vitin 1989 është bërë Zonja e Parë e vendit në vitin 2009, kur bashkëshorti i saj ishte zgjedhur president i Gabonit.



Princesha Lalla Salma (Marok)

Princesha Lalla Salma është bashkëshortja e Mbretit Mohammed-i i Gjashtë, që është sundimtari i tanishëm i Marokut. Zonja e Parë e këtij vendi ka lindur në 10 maj të vitit 1978 Ajo ka studiuar për inxhinieri, profesion në të cilin kishte punuar për disa vjet, para se të martohej me sundimtarin e tanishëm të Marokut, të cilin e ka përfaqësuar shpeshherë në vende të ndryshme.



Mbretëresha Jetsun Pema (Butan)

Mbretëresha Jetsun Pema është Zonja e Parë e Butanit dhe është njëra nga Zonjat e Para më simpatike në mbarë botën. E lindur më 4 qershor të vitit 1990, ajo është Zonja e Parë më e re në këtë listë dhe si rrjedhojë njëra nga më të bukurat.



 Dominique Ouattara (Bregu i Fildishtë)

Dominique Ouattara është Zonja e Parë e Bregut të Fildishtë dhe padyshim njëra nga Zonjat e Para më tërheqëse, jo vetëm në Afrikë, mirëpo në gjithë botën. Ajo është lindur në Algjerinë franceze në vitin 1953, për t’u bartur më pas me gjithë familjen e saj në Bregun e Fildishtë, në vitin 1975.
Share:

0 comments:

Post a Comment

ORION DIDO - ALDO KACORRI
provimetematures@gmail.com
Powered by Blogger.

Popular Posts