Shqetësime me frymëmarrjen… ja cfarë duhet të dini



Mushkëritë janë organi i frymëmarrjes. Një problem me mushkëritë, përkthehet dhe në një shqetësim për frymëmarrjen. Sot nga frymëmarrja vuajnë më shumë ata persona që pinë cigare dhe alkool, por dhe ata që vuajnë nga dhimbjet e zemrës. “Në trupin e njeriut janë dy mushkëri, e djathta dhe e majta. Në anën e majtë ndahen në dy lobe dhe në anën e djathtë në tre lobe. Mushkëritë nuk përmbajnë muskuj. Pulmonaret ndahen në 9/10 segmente. Në mushkërinë e djathtë gjenden 10 segmente. Në krahun e majtë mungon segmenti i 7-të kështu që me këtë zemrës i jep një vend. Maja e sipërme e mushkërisë diku rreth 3-4 cm është larg nga klavikula, kurse poshtë mushkërive shtrihet diafragma. Mushkëritë kufizohen nga ana e stomakut me brinjën e 6, anash me brinjën e 8 dhe nga shpina me brinjën e 10.Mushkëria e majtë në përgjithësi është më e vogël, ngase në afërsi të saj gjendej e vendosur zemra. Volumi i mushkërive tek njeriu përmban diku rreth 5 deri  6 litra. Bronket që e bëjnë përcjelljen e ajrit përfundojnë në qese të vockla, që quhen Alveole ose qeset e mushkërive. Këtu ndodhet shkëmbimi i gazrave. Sistemi i tërësishëm i frymëmarrjes ndryshe quhet edhe sistemi bronkial”, – është përcaktimi mjekësor i mushkrive dhe lidhja që kanë me frymëmarrjen. Një nga sëmundjet kryesore që çdo person vuan nga frymëmarrja është pleuriti.
Share:

0 comments:

Post a Comment

ORION DIDO - ALDO KACORRI
provimetematures@gmail.com
Powered by Blogger.

Popular Posts