Sa mënyra ka shpikur njeriu për të vrarë?



Kryqëzimi
I përdorur që në kohët më të lashta, kryqëzimi pati sidomos sukses mes romakëve në shekujt III dhe I p.e.s. Viktima fillimisht rrihej me kamzhik, më pas vdiste nga hemorragjia, infarkti apo bllokimi i frymëmarrjes të shkaktuar nga qëndrimi në kryq, pas një agonie e cila mund të zgjaste edhe me ditë.

Turra e druve

E lidhur me gjuetinë e shtrigave, vdekja në turrën e druve ishte e përhapur që në kohën e Romës së lashtë dhe në perandorinë bizantine, por njohu suksesin më të madh në epokën e Mesjetës, duke shkaktuar viktima si për shembull Zhan D’Ark. Vdekja vinte prej djegies së organeve, ose dhe më herët prej asfiksimit.

Varje në litar
E përhapur në Britaninë e Madhe duke filluar nga shekulli XIII, varja në litar u eksportua përtej oqeanit (në SHBA ishte në përdorim deri në fillimet e Nëntëqindës) dhe është ende në fuqi në vende si Japonia dhe Iraku (ndonëse nuk është gjithmonë efikase). Në këtë mënyrë, vdekja vjen zakonisht prej thyerjes së zverkut, vertebrave apo prej asfiksimit, me një agoni që mund të zgjasë 15 minuta.

Prerja e kokës
Që në kohërat e Romës së lashtë, ku hyri në fuqi mbi të gjitha në epokën perandorake, prerja e kokës (e përhapur edhe në Azi) konsiderohej një prej më “dashamirëset”. I dënuari është në fakt menjëherë i pandërgjegjshëm (për shkak të ndërprerjes së prurjes së gjakut në tru) dhe vdes në më pak se dy minuta, pa agoni.

Shqyerja
Vdekja me shqyerje njohu një përdorim të gjerë në Europën e mesjetës, mbi të gjitha në Angli, ku në shekullin XIV mbizotëronte dënimi “vrarur, mbytur ose copëtuar) me të dënuarin që tërhiqej zvarrë nga një kalë përpara se të lidhej pas një shtylle, ku i këputeshin gjymtyrët dhe koka.

Vrasje me gurë
Në përdorim që nga lashtësia në Lindjen e Mesme dhe në Europë, vrasja me gurë është sot e përhapur në vende islamikë si Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe. E karakterizuar nga pjesëmarrja e shumë “xhelatëve” (ndonjëherë një turmë e tërë) një praktikë e tillë parashikon që i dënuari, gjysmë i varrosur, të goditet me gurë deri sa të vdesë, prej asfiksisë apo dëmeve në tru. Agonia mund të zgjasë disa orë.

Gijotina
Gijotina e njohu periudhën e saj të artë në Francën postrevolucionare, gjatë të ashtuquajturit terrorit të jakobinëve. E lindur si përsosje e prerjes së kokës, një makinë e tillë e vdekjes futi në vitin 1792 risinë e tehut të pjerrët, që konsiderohej më efikas në prerjen e fytit në krahasim me sëpatat dhe shpatat.

Karrikja elektrike
E ideuar në SHBA në fundin e shekullit XIX, karrikja elektrike parashikon që të dënuarit t’i transmetohen shkarkime të fortë elektrikë për të provokuar arrest kardiak apo paralizë të frymëmarrjes. Po kështu, ndërkohë që organet “ngrijnë”, viktima ndonjëherë dridhet, urinon dhe vjell. Zakonisht vdekja vjen pas një agonie prej pak minutash.

Injeksioni
Mes praktikave të fundit të vdekjes që janë ideuar nga njeriu është injeksioni vdekjeprurës, i përhapur në SHBA nga fundi i shekullit XX, dhe në përdorim sot edhe në vende të tjerë, si Kina. Injektohen substanca kimike që sjellin vdekjen prej bllokimit të frymëmarrjes në një hark kohor nga pesë në 15 minuta.

Pushkatimi
Praktika e pushkatimit nisi të përdoret rreth fundit të shekullit XVIII në SHBA, sidomos gjatë Luftës së Pavarësisë. E përhapur më vonë në Europë dhe në Azi (sot është në përdorim në Afganistan dhe në Kinë), parashikon që viktima të goditet nga një ekzekutor i vetëm ose një skuadër e tërë. Vdekja është e menjëhershme.

Dhoma e gazit
Dhomat e para të gazit janë shfaqur në SHBA në shekullin XX, duke gjetur më pas përhapje në Gjermaninë naziste gjatë Holokaustit. I dënuari mbyllet në një dhomë dhe intoksikohet me gazra vdekjeprurës, duke humbur fillimisht vetëdijen dhe duke vdekur më pas prej asfiksisë brenda 10 minutash.
Share:

0 comments:

Post a Comment

ORION DIDO - ALDO KACORRI
provimetematures@gmail.com
Powered by Blogger.

Popular Posts