Njollat e diellit, ja si largohen nga fytyra



Shpesh një ekspozim jo i duhur ndaj rrezeve të diellit mund të shkaktojë njolla në lëkurë, dhe zonat më në rrezik janë fytyra, duart, qafa dhe dekolteja. Për të parandaluar shfaqjen e tyre, është mirë që të mos e teproni me ekspozimin në diell dhe përdorimin e kremrave mbrojtës. Ndërsa nëse njollat e diellit janë shfaqur, mos u frikësoni pasi ka disa zgjidhje natyrale që ju vijnë në ndihmë.

Limoni

Limoni ka një sërë dobish për bukurinë tonë, por në këtë rast është ideal për të zhdukur njollat e diellit. Falë vetive zbardhuese, nëse aplikohet direkt mbi njolla eleminon qelizat e vdekura dhe e bën lëkurën me më shumë shkëlqim duke zhdukur njollat. Shtrydhni pak limon dhe shtoni pak ujë me aromatizues, nëpërmjet një cope pambuku këtë lëng aplikojeni në zonat e interesuara në darkë, para se të bini të flini.

Aloe vera

Xheli i aloe vera është shumë efikas për t’iu thënë lamtumirë njollave të shkaktuara nga një ekspozim i tepruar në diell. Duke e aplikuar herë pas herë këtë xhel, kryesisht në mbrëmje gradualisht do të shihni se njollat do të zhduken.

Vajrat esenciale

Nëse nuk keni kohë për të përgatitur maska, shtojini kremit tuaj hidratues pak vaj esencial karrote, ose vaj me esencë majdanozi dhe mjafton nga një pikë e aplikuar çdo ditë për të zhdukur njollat e errëta.

Maskat zbardhuese

Edhe një maskë e përgatitur në kushtet e shtëpisë është shumë e mirë për të zhdukur njollat e diellit. Përzieni një gotë kos të bardhë me gjashtë lugë miell misri, pesë lugë uthull molle, dy lugë xhel aloe vera dhe disa pika lëng limoni. Përziejeni këtë masë deri sa të bëhet homogjene dhe mbajeni në fytyrë për 15 minuta. Në përfundim shpëlajeni fytyrën me ujë të vakët.
Share:

0 comments:

Post a Comment

ORION DIDO - ALDO KACORRI
provimetematures@gmail.com
Powered by Blogger.

Popular Posts