Nisin problemet me dëborën. Izolohen 300 familje në Dukagjin



Rreth 300 familje janë izoluar në Dukagjin nga dëbora. Dy rrugët që lidhin Shkodrën me Dukagjinin janë bllokuar. Në aksin Qafë Thore-Theth ka rreth 60 cm dëborë dhe nuk mund të kalohet as me mjete me zinxhir dhe as në këmbë. Po ashtu në aksin Breg Lumi-Mali Shoshit ka rreth 40 cm dëbore dhe rruga është bllokuar.

Banorët, prej 5 ditësh, janë pa energji elektrike për shkak se është bllokuar kanali që furnizon me ujë hidrocentralin e fshatit. Deri tani asnjë mjet nuk është dërguar në asnjërën prej rrugëve të Dukagjinit dhe banorët nuk dihet sa kohë do të qëndrojnë të izoluar./L.P./Dritare.net
Share:

0 comments:

Post a Comment

ORION DIDO - ALDO KACORRI
provimetematures@gmail.com
Powered by Blogger.

Popular Posts