Meditime 1-minutëshe për të të qetësuar mendjen dhe ditën


Për shumicën prej nesh, jeta dhe lidershipi mund të jenë stresues, dhe suksesi vjen me një cmim të lartë. Në gjuhën kineze, fjala “i zënë” përbëhet nga dy gërmat që përfaqësojnë “zemër” dhe “vrasës”. Dhe të jesh shumë i zënë me punë mund të shndërrohet vërtetë në një zemërvrasës. Për të gjetur një ekuilibër mes punës që bëjmë dhe jetës që duam, duhet që herë pas here të ngadalësojmë, të “fikim” zhurmat në kokën tonë dhe të kalojmë disa momente duke medituar. Ja shtatë meditime shumë të dobishëm që ndihmojnë zemrën të gjejë momente paqeje.

Kur po lufton me pengesa

Pyet veten nëse është e mundur që pengesat dhe vështirësitë nuk kanë fare të bëjnë me faktorë të jashtëm. Ndoshta burojnë nga demonët e tu të brendshëm. Si mund t’i pastrosh mendimet që të bëjnë të vazhdosh të ndeshësh vështirësi, historitë që ia përsërit vetes dhe që janë të dëmshme për ty?

2. Kur ndihesh pa kurajë

Mbani mend që shumë të tjerë kanë patur frikë – edhe më shumë frikë nga sa ke ti tani – dhe ia kanë dalë të kapërcejnë frikërat e tyre. Mund të bëhet. Mendo në qetësi me veten tënde në lidhje me shembullin e tyre dhe mëso prej tyre se si të ecësh me kurajë përpara.

3. Kur ndihesh sikur ke ngecur

Mbyll sytë dhe imagjino sikur je në qendër të një dhome të madhe, një hapësirë e madhe e rrethuar prej objekteve të mëdhenj. Në anën tjetër të dhomës është projekti që duhet të realizosh. Eshtë shumë i madh. Tani imagjino veten sikur po ecën drejt projektit. Teksa i afrohesh, pikëvështrimi yt ndryshon dhe ti e sheh të bëhet më i vogël. Tani imagjino sikur e ndan në copa të vogla, si në një gjëzë. Vlerësi secilën copë sipas vlerës reale që ka dhe merre me vete copën më të madhe mbrapsht, në qendër të dhomës. Bëje këtë me secilën copë të mbetur deri kur këto të jenë të gjitha të ndërlidhura, dhe projekti të ketë përfunduar.

4. Kur përgjigja të rrëshqet

Vetëm duke bërë pyetje të fuqishme mund të gjejmë përgjigje, vendime dhe zgjidhje. Nëse përgjigjet vijnë ngadalë, pyet veten nëse ke bërë pyetjet e duhura. Medito për zgjedhjet që po bën sot dhe konsidero se si zënë vend ato në planet e tu për të ardhmen.

5. Kur ndien sikur po dështon

Ka një thënie të vjetër: Një njeri që nuk ka bërë asnjëherë gabim, në fakt nuk ka bërë asnjëherë asgjë. Dështimi nuk të bën asnjëherë të ndihesh mirë, por ai shpesh ka më shumë vlerë në rritjen personale dhe suksesin. Mendo për gabimet e tu në të kaluarën, hapat e gabuar, dështimet. Cfarë mësimesh ke nxjerrë? Si të kanë ndihmuar për t’i dhënë formë jetës tënde?

6. Kur ndihesh i tërhequr në negativitet

Kur ndihesh “i nxirë” pasi ke takuar njerëz negativë dhe je gjendur në rrethana negative, puno për të zbrazur mendjen tënde, për të heshtur rrëmujën dhe poteren, dhe të vëzhgosh mendimet e tu nga një pozicion neutral. Mund të fillosh të pikasësh cdo lloj negativiteti prej aty dhe të fillosh ta zëvendësosh me mendime pozitivë.

Nëse kalon pak momente cdo ditë për t’u “rikarikuar” dhe “rilindur”, atëherë do të kesh një mjet të rëndësishëm për të qartësuar mendjen dhe për të patur një ditë të qetë.
Share:

0 comments:

Post a Comment

ORION DIDO - ALDO KACORRI
provimetematures@gmail.com
Powered by Blogger.

Popular Posts