Kampioni paguan taksinë me medaljen e arit, pendohet



Një kampion i hedhjes se çekiçit raportohet se e pagoi taksinë për t’u kthyer në shtëpi me medaljen e tij të artë pasi ishte dehur duke festuar triumfin në Kampionatin Botëror të Atletikës. Sipas medias kineze Tencent, polaku Pavel Fajdek u zgjua në Pekin të nesërmen e fitores së hedhjes 80.88 metra dhe zbuloi se nuk e kishte më medaljen e artë. 26-vjeçari i shqetësuar, i cili ka qenë më i riu mbrojtës i medaljes së artë në Botëror sivjet, kontaktoi menjëherë policinë për të raportuar humbjen. Policia nisi menjëherë kërkimin dhe e gjeti shoferin e taksisë, i cili iu tha se ai ia dha me dëshirë medaljen për të bërë pagesën.
Ndoshta pasi e bindi policia, shoferi i taksisë ia ktheu medaljen sportistit.
Share:

0 comments:

Post a Comment

ORION DIDO - ALDO KACORRI
provimetematures@gmail.com
Powered by Blogger.

Popular Posts