Instituti i Gjeoshkencave flet për përmbytjet: Ja si do të jenë ditët në vijim!


Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit bën me dije se situata po fillon të normalizohet dhe rreziku i përmbytjeve ka kaluar.
“Meqenëse Lumi Vjosa pritet të ulë ndjeshëm prurjet përgjatë ditës së sotme (e diel, dt.03.12.2017) dhe ditës së nesërme (e hënë, dt.04.12.2017) janë hequr paralajmërimet për vazhdimin e përmbytjes në qarqet Fier dhe Vlorë. Nga llogaritjet e fundit hidrologjike të IGJEUM, rezulton se, në pjesën fushore të këtij lumi do të ulet ndjeshëm rreziku nga përmbytja. Përgjatë mbrëmjes së sotme lumi Vjosa do të kthehet në shtratin e vet natyral. Për pjesën tjetër të territorit nuk parashikohet rrezik i shtuar nga përmbytjet e lumenjve”, thuhet në njoftimin e IGJEUM. Ndërkohë, reshjet e shiut do të vazhdojnë por me intensitet më të ulët. Sipas MeteoAlb, në Veri të vendit reshjet do të jenë më intensive të shoqëruara edhe me shtrëngata.

Share:

0 comments:

Post a Comment

ORION DIDO - ALDO KACORRI
provimetematures@gmail.com
Powered by Blogger.

Popular Posts