Ataku në zemër, kush janë më të rrezikuarit?



Një atak në zemër ose goditje në tru mund të jetë paralajmërimi i parë i një sëmundje kryesore. Ka shumë lloje të ndryshme të sëmundjeve që mund të japin ose goditje në zemër ose goditje në tru dhe për lehtësi i ndajmë këto sëmundje në tre grupe të mëdha: në sëmundje që ndikojnë drejtpërdrejtë në zemër, në tru dhe në sistemin periferik të qarkullimit të gjakut. Sëmundjet kardiovaskulare shkaktohen në përgjithësi nga kombinimi i një sërë shkaqesh të përbashkëta e të shumta, duke filluar me karakteristikat social-biologjike, si presioni i lartë i gjakut, kolesteroli i lartë, mbipesha e obeziteti, diabeti, apo faktorët e mënyrës së jetesës, si dieta jo e shëndetshme, duhanpirja, mungesa e aktivitetit fizik, konsum i shtuar i alkoolit,të cilat rrisin probabilitetin për të pësuar një problem të enëve koronare apo cerebrovaskulare. Përsa i përket barrës së vdekjeve, faktor kryesor rreziku i SKV është presioni i lartë i gjakut, të cilit i atribuohet 13 % e vdekjeve globale, e ndjekur nga përdorimi i duhanit 9 %, sheqeri i ngritur i gjakut 6%, pasiviteti fizik 6 % dhe mbipesha e obeziteti 5%. Parë në këtë kënd vështrim shumica e sëmundjeve kardiovaskulare (SKV) janë shkaktuar nga faktorë të rrezikut që mund të kontrollohen, trajtohen ose të modifikohen. Të gjithë ekspertët e shëndetësisë sot në botë, besojnë se sëmundjet kardiovaskulare janë dukshëm të parandalueshme, duke evituar një numër të madh vdekjesh të parakohshme. OBSh-ja përllogarit se, të marra së bashku, uljet modeste të tensionit të gjakut, obezitetit, të kolesterolit dhe të përdorimit të duhanit në të gjithë popullsinë, mund të përgjysmojnë incidencën e sëmundjes kardiovaskulare.
Share:

0 comments:

Post a Comment

ORION DIDO - ALDO KACORRI
provimetematures@gmail.com
Powered by Blogger.

Popular Posts