A është etike, gënjeshtra “për një të mirë më të madhe”?


Ne të gjithë u mësojmë fëmijëve tanë vlerat etike të ndershmërisë dhe integritetit, apo jo? “Gjithmonë trego të vërtetën!” është refreni ynë. Sa më shumë që rritemi, ama, ne kuptojmë se thënia e të vërtetës duhet të ketë disa “nuanca”. Ndonjëherë gënjeshtra mund të jetë përgjigja etike e duhur ndaj një konflikti të veçantë. Për shembull, nëse bashkëshorti yt, ose miku i dashur thotë: “Si dukem me veshjen time të re?” ose “A kam shtuar në peshë gjatë pushimeve?”, ose ndoshta “Si të duket prerja ime e flokëve?” Njeriu mund të jetë i detyruar të “zbukurojë” disi të vërtetën, për të mos ofenduar ose lënduar ndjesitë e dikujt që ka rëndësi për juve.

Regulli absolut moral, “asnjëherë mos gënje!” mund të jenë qasja etike që ju përqafoni. Një shembull i famshëm përfshin dilemën e ofruar nga Immanuel Kanti, i cili bën pyetjen; çfarë do të bënit, nëse dikush që është duke vrapuar pranë jush, me një armë në dorë, ju pyet nëse keni parë dikë, duke vrapuar, pak minuta më parë, dhe në çfarë drejtimi po vraponte. Thënia e të vërtetës mund të rezultojë në vdekje ose në plagosje të rëndë, kurse gënjeshtra mund të shpëtojë një jetë. Një rregull absolut moral, pra që gjithmonë të thuash të vërtetën, do të kërkonte që të ishim të ndershëm, pavarësisht pasojave. Qasje të tjera etike, si vlera e shpëtimit të jetës, dhimbsuria për të tjerët, dhe kështu me radhë mund të bindnin që, gënjeshtra do të ishte gjëja etike për t’u bërë.

Kështu që, ndërsa një njeri mund të debatojë nëse gënjeshtra është etike nga kënde të ndryshme, unë mund të sugjeroj se nëse gënjeshtrat e bardha ndihmojnë për të mbajtur marrëdhënie të shëndetshme dhe për t’i ushqyer të tjerët, atëherë gënjeshtra mund të ishte gjëja etike për t’u bërë, sido që të jetë. Kur vjen puna për të marrë vendime etike, ne kemi nevojë të balancojmë pro-të dhe kundra-t e përdorimit të qasjeve të shumëfishta ndaj etikës, me qëllim që të kuptojmë se cila është gjëja e duhur për të bërë. Ndonjëherë qasje të ndryshme etike bien ndesh me njëra-tjetrën. Kur kjo ndodh, disa vlera ose qasje të caktuara duhet të fitojnë ndaj të tjerave. Kështu përshembull dhimbsuria mund të fitojë ndaj ndershmërisë, sipas rastit.

Të jesh i përgjegjshëm, i respektueshëm, të ruash pavarësinë, të jesh kompetent, dhe të shprehësh kujdes për të tjerët, mendoj se këto janë parimet që kemi nevojë të përdorim, kur bëhet fjalë për vendim-marrjen etike. Dhe ndoshta kujdesi për të tjerët, fiton ndaj të gjithave.

Atëherë, si mendoni, a janë etike gënjeshtrat e bardha?
Share:

0 comments:

Post a Comment

ORION DIDO - ALDO KACORRI
provimetematures@gmail.com
Powered by Blogger.

Popular Posts