Vendet më të famshme ku “fshihen” miliardat

Vendet më të famshme ku “fshihen” miliardatIdeja se diku ndodhet një thesar që pret të gjendet, është joshëse. Legjenda apo jo, shumë njerëz në botë vihen në kërkim të thesareve të humbura, për të cilat flitet nëpër libra, tregohen histori dhe aventura nëpër kafene apo në blogje. E nëse kërkon histori të tilla, gjen shumë. E vërteta rezulton se shumë prej këtyre thesareve janë mite dhe legjenda, por ne sot nuk jemi marrë me mitet por me thesaret e vërteta, që presin aventurierin e radhës për t’u shpërfaqur mbi tokë. Vetëm në anijen “San Jose”, që është një galion i fundosur spanjoll , mendohet se janë më shumë se 1 miliard dollarë.
Thesari anija “San Jose”
“San Jose” është anija më e pasur që është fundosur ndonjëherë. Pasi u ça nga një skuadër angleze larg bregdetit të Kolumbisë në vitin 1708, “San Jose” u fundos me 600 burra në bord. Thesari i saj, i cili përfshin monedha ari dhe argjendi, do të kishte një vlerë prej 150 milionë dollarësh. Disa thonë se vlera shkon deri në 10 miliardë dollarë. Masa e thesarit është çështja që debatohet edhe sot. Vlerësimet angleze të kohës tregojnë vlerën prej 50 milionë pesosh spanjolle, ndërsa Gabriel Garcia Marquez e rrit edhe më shumë këtë vlerë në romanin “Dashuri në kohën e kolerës”. Thesari i “San Jose”-së është akoma në fund të oqeanit. Kohët e fundit, një grup investitorësh me emrin “Sea Search Armada” proklamojnë se e kanë gjetur anijen e mbytur në gjirin e Kolumbisë, por qeveria kolumbiane nuk ka qenë e aftë ta vërtetojë ekzistencën e saktë të koordinatave të saj. Në qershorin e 2007-ës, Gjykata Supreme Kolumbiane vendosi që, nëse ndonjë thesar gjendet në brigjet e saj, ai do të ndahet në mënyrë të barabartë mes zbulueseve dhe qeverisë. Ka shumë individë që thonë se e kanë gjetur anijen e mbytur në lokacione të ndryshme, por e vetmja gjë që është e sigurt është se vendndodhja e anijes mbetet ende enigmë.
Varri i Nefertitit
Nefertiti (e shqiptuar në atë kohë si Nafrata, e cila ka kuptimin e “perfektes”) thuhet se ka lindur në 1370 p.K. dhe ka vdekur në vitin 1330. Ajo ishte bashkëshortja e Faraonit egjiptian Akhenaten. Ajo ishte gjithashtu vjehrra dhe ndoshta edhe njerka e Faraonit Tutankhamun. Emri i saj u bë i famshëm nga një bust i cili sot gjendet në muzeun e Altes të Berlinit. Egjiptologët thonë se mbretëresha ka jetuar në shekullit e 14-të para Krishtit dhe pati gjashtë vajza me bashkëshortin e saj. Por për shkak se varri i saj ende nuk është gjetur, ata s’e dinë si ka vdekur apo çfarë i ndodhi. Pas shekullit të 12-të të mbretërimit të burrit të saj, emri i saj zhduket nga të dhënat arkeologjike. “Varrin e saj duan ta gjejnë të gjithë”, – thotë Nicholas Reevens, një egjiptolog në kolegjin “Eton” në Mbretërinë e Bashkuar. “Jo vetëm për pasuritë që përmban, por sepse Nefertiti është hallka e humbur”, – shton ai. Një ekspeditë e vitit 2005 ka zbuluar shumë varreza të tjera, po jo varrin e mbretëreshës së mistershme.
Varri i Genghis Khan
Genghis Khan pati kërkuar të varrosej pa gjurmë. Pasi ai vdiq, trupi i tij u kthye në Mongoli në vendlindjen e tij, në Khentii Aimag ku shumë legjenda thonë se u varros në afërsi të lumit Onon. Po sipas legjendës, eskorta e funeralit të tij vrau cilindo dhe çfarëdo që kalonte në rrugën e tyre, derisa ai më në fund u varros. Pasi varri u përfundua, skllevërit të cilët e ndërtuan, atë u masakruan dhe ushtarët që i vranë ata, u vranë gjithashtu. E megjithatë, deri më sot askush s’e di ku është varrosur Genghis Khan. Ndërkohë që burimet historike thonë se luftëtari i madh ka vdekur në Kinën Verilindore në vitin 1227, ata s’e zbulojnë vendbanimin e fundit të tij. Në vitin 1237, një ambasador kinez pohoi se kishte parë vendin e varrosjes së pushtuesit të madh dhe në vitin 1370 një shkrimtar kinez e emëroi vendin si “Kirelgu”, por misteri ende mbetet i pazgjidhur.
Dhoma e qelibartë
Një nga kryeveprat e artit barok, “Dhoma e qelibartë” ishte një dhuratë nga mbreti Frederick William i Prusisë për Pjetrin e Madh në vitin 1716. U vendos në pallatin veror të perandorit rus, Tsarskoye Selo. Muret ishin të veshura me qelibar, pasqyra dhe mozaikë mermeri. Një ambasador britanik e përshkroi si mrekullia e tetë e botës. Kur nazistët pushtuan Rusinë në vitin 1941, muret gati në të rënë nuk i mashtruan gjermanët, të cilët e çmontuan dhe e transportuan thesarin në një kështjellë në Kalinigrad, Rusi, për ta ekspozuar. Në janar të vitit 1945, dhoma u evakuua dhe thesari s’u pa më. Disa thonë se thesari është fundosur me një anije ruse në vitin 1945, por këto janë vetëm fjalë, pasi se çfarë ndodhi me të vërtetë me “Dhomën e qelibartë” është akoma enigmë.
Beteja e Anghiarit
Beteja e Anghiarit është një pikturë e humbur e Leonardo da Vinçit, për të cilën disa komentatorë besojnë se ajo është ende e fshehur në “Sallonin e të Pesëqindëve” në pallatin Vechio në Firence. Thuhet se në vitin 1503, Leonardo da Vinçi u caktua të dekorojë një holl në pallatin ,Vechio në Firence. Ai punoi atje për 18 muaj me një mural të “Betejës së Anghiarit, që u luftua nga trupat e Florentinës në vitin 1440. Ai përdori vaj në vend të teknikës, tradicionale të afreskeve, para se ta linte të papërfunduar në vitin 1506. Megjithëkëtë, bashkëkohësit e Da Vinçit e konsiderojnë si kryevepra më e madhe. Në mes të shekullit të 16-të, Cosimo de Medici punësoi Giorgio Vasari-n të rimodelojë hollin dhe murali humbi. Historianët e dinë siç duket nga skicat e hershme të Da Vinçit. Murali ka inspiruar shumë kryevepra, ku pikasin ajo e Rubensit dhe e Pikasos. /Marre nga Mapo.al
Share:

0 comments:

Post a Comment

ORION DIDO - ALDO KACORRI
provimetematures@gmail.com
Powered by Blogger.

Popular Posts