Ushqimet dhe paranojat e diktatorëve dhe si u bë Hitleri vegjetarian



Ju jeni çfarë hani, por jeni gjithashtu edhe çfarë hani dhe me kë hani.
Ushqimi mund të ndikojë në gjendjen emocionale, organet tretëse por edhe mbi këndvështrimet tuaja për botën, shkruan Victoria Clark dhe Melissa Scott, autoret e vakteve të diktatorëve për BBC.
Por çfarë hanin disa nga diktatorët më të këqinj të shekullit të 20-të? “Pa dashur të minimizojmë krimet e tyre duke i humanizuar ata, ne thjesht po i zbresim ata në dimensionin më njerëzor. japim një dimension. Vija ndarëse mes njeriut dhe përbindëshit mund të jetë shumë e hollë”, shkruajnë autoret e këtij studimit mbi zakonet e të ushqyerit të diktatorëve.
Teksa për shumë diktatorë vitet kalonin, tek ata rritej gjithnjë e më shumë fiksimi për pastërtinë e asaj që ata konsumonin. Diktatori i Koresë së Veriut, Kim Il-sung kishte dhënë urdhër që të gjitha kokrra e orizit që ai konsumonte të zgjidheshin në mënyrë individuale dhe po ashtu krijoi një institute, qëllimi i vetëm i të cilit ishte që të zbulonte mënyra për zgjatjen e jetës së Kim Il-sung. Bosi i Partisë Komuniste rumune Nikola Çaushesku i irritonte gjithë udhëheqësit e huaj pasi kudo ku ai shkonte merrte me vete edhe ushqimet e tij. Tito, diktatori i shtetit fqinj të Jugosllavisë, ishte i tronditur nga këmbëngulja e tij për ta pirë lëngun e perimeve nëpërmjet një pipëze, duke shmangur gjithë mbetjet e ngurta.
Tito për vete nuk donte asgjë më shumë se sa një cope të vogël mish derri të majmë ndërsa Çaushesku, kur hante në shtëpi kishte një dobësi për pulën e gatuar në tavë, të cilës i shijonte si këmbëët, sqepin dhe gjithçka tjetër.
Disa nga diktatorët më famëkeq si Adolf Hitlerit, Mao Ce Dunit dhe Benito Musolini, stresin e rëndë të përgjegjësisve që kishin marrë mbi vete, e pësoi edhe sistemi i tyre tretës.
Fryrja kronike e Hitlerit mund të ketë çuar në vendimin e tij për tu bërë një vegjetarian dhe për të lejuar një mjek të quajtur Theodore Morrell që t’i përgatiste doza me 28 ilaçe të ndryshme, përfshirë edhe atë të bërë nga ekstrakte të fekaleve të fshatarëve bullgarë.
Në anën tjetër, Muamar Gadafi duket se nuk ka qenë i shqetësuar nga fryrja e zorrëve, prej së cilës vuante. Ndërsa Musolini gjatë Luftës së Dytë Botërore u ekzaminua nga një mjek nazist, i cili i tha se kishtë një formë të rrezikshme të kolitit.
Ndërsa shoku Stalin kishte të preferuarat e tij specialitetet e kuzhinës Gjerogjiane, ku pjata që kënaqte shqisat e tij quhet “Satsivi.
Ferdinand dhe Imelda Marcos duket se kanë gëzuar një formë pak më pak brutale të pushtetit të tyre. Imelda njëherë urdhëroi gjithë ushtarakët e lartë të Filipineve të vishen me rroba femrash për një nga ditëlindjet e burrit të saj.
stal

Është e vështirë të imagjinohet Jean Bedel Bokassa nga Afrika Qendrore, Idi Amin nga Uganda apo Francisco Nguema nga Guinea Ekuatoriale – të gjithë prej tyre mjaft të dyshuar se ishin kanibalë.
Natyrisht ne nuk sugjerojmë si recetë një kufomë njeriu mbushur me oriz dhe nuk sigurojnë një recetë për kufomës njeriut i mbushur me oriz dhe i mbuluar me xhin, siç ka cituar një ish-kuzhinier i Bokassa-së, i cili nuk ishte në gjendje të kujtote gjininë e kufomës, që ai pretendonte se Bokassa e urdhëroi për të përgatitur.
Shijuesit e ushqimit ishin të pashmangësh dhe shumë të çmuar për diktatorët paranojak.
Hitleri p.sh kishte një ekip prej 15 femrash të cilat provonin ushqimin që hante Hitleri gjatë gjtihë viteve të luftës. Asgjë nuk shkonte në tryezën e Hitlerit derisa vajzat të kishin mbijetuar për 45 minuta pas provimit të ushqimit që do hante Hitleri.
Djali i Sadam Huseinit, Uday u rrah dhe e fut në burg pasi kishte vrarë një nga “provuesit e ushqimit” të babait të tij.
Nicolae Ceausescu nuk udhëtonte kurrë pa një oficer të rangut të lartë të sigurisë, i cili ishte gjithashtu një kimist, i pajisur me një laborator të lëvizshëm testimi për ushqimin.
Në fund, sigurisht që gjithë testuesit e ushqimit në botë dhe as gjithë kimistët apo kuzhinierët nuk mund t’i shpëtonin këta burra nga vdekja.
Të gjithë ata vdiqën në fund dhe shumë prej tyre në mënyrë të dhunshme.
Share:

0 comments:

Post a Comment

ORION DIDO - ALDO KACORRI
provimetematures@gmail.com
Powered by Blogger.

Popular Posts