Ultratinguj kundër Alzaimerit



Disa eksperimente të kryera tek minjtë u japin studiuesve një shpresë të re për luftën kundër demencës degjenerative

Ndoshta, në një të ardhme jo të largët, ne do të kemi një mënyrë të thjeshtë për ta ndalur rritjen e sëmundjes së frikshme të Alzaimer-it. Trajtimi me ultratinguj, në fakt, duket se është në gjëndje të shpërbëjë pllakat proteinike, të cilat mjekët besojnë se janë një nga shkaqet kryesore të kësaj forme të demencës. Metoda eksperimentohet për momentin nga një grup studiuesish të Universitetit të Queensland, në Australi, drejtuar nga Jürgen Götz. Edhe më përpara kërkuesit kanë përdorur ultratingujt për ta bërë përkohësisht të përshkueshme barrierën hemato-encefalike në minjtë e laboratorit, dhe ta bëjnë të përshkueshme nga medikamentet të cilat normalisht nuk do të mund të arrinin trurin.

Në vendin e ilaçeve të vërteta e të duhura, grupi australian ka injektuar mikrofluska të cilat veprojnë me anë të përplasjes, dhe rruga e të cilave në brendësi të trurit mund të rigjurmohet lehtësisht. Rezultati është befasues: pas pesë përsëritjesh të vetme të procedurës, me kalimin e gjashtë javëve, jo vetëm që mikrofluskat e kishin kaluar barrierën falë ekspozimit ndaj ultratingujve, por e ashtuquajtura pllaka e plakjes ishte zhdukur pothuajse tërësisht.

Ka edhe më: minjtë tashmë me demencë ishin sërish në gjëndje të kontrollonin provat tipike të kujtesës. Vibrimet kishin tërhequr qeliza mikrogliale, që janë qeliza që mbrojnë trurin nga agjentë patogjenë, të cilat kishin ngrënë depozitimet e dëmshme proteinike, duke i shkatërruar. Kjo metodë duket të jetë potencialisht e dobishme edhe për trajtimin e sëmundjeve të tjera të trurit. Vetë fakti që barriera hemato-encefalike mund të bëhet e përshkueshme, në fakt, jep shpresë se mund të drejtohen medikamente antitumorale drejt tumoreve cerebrale të cilat duhen trajtuar.
Share:

0 comments:

Post a Comment

ORION DIDO - ALDO KACORRI
provimetematures@gmail.com
Powered by Blogger.

Popular Posts