Udhëheqës botërorë që vdiqën në rrethana misterioze: Napoleon Bonaparti

Versioni tradicional thotë se Napoleoni vdiq më 5 maj 1821 nga kanceri në stomak. Sëmundja e kishte vrarë më parë Karlon, babain e tij. Por provat pretendojnë të tregojnë gjurmët e helmimit të arsenikut në flokët e Napoleonit. Teoria e helmimit u popullarizua nga mjeku suedez Dr Sten Forshufvud, i cili dyshoi për një akt vrasje me paramendim nga një prej shokëve të Napoleonit.
Teoricienët e tjerë theksojnë se gëlltitja e arsenikut nuk ishte domosdoshmërisht vrasje. Arseniku ishte një përbërës i zakonshëm në shumë prodhime shtëpiake në shekullin e 19. Një keqbërës i veçantë është veçuar: një letër-muri e ngjyrosur, e quajtur e blerta e Shile-s e cila është përdorur në shtëpinë e Napoleonit në Shën Helena. Boja çliron arsenik, kur ajo merr lagështi. Mund të jetë e thënë që perandori e mori arsenikun nga ambienti.
Teoria ka disa difekte. Mostrat e flokëve nga Napoleoni nuk treguan më shumë arsenik se ato të marra nga djali i tij dhe gruaja, Jozefine. Ai nuk tregoi asnjë nga simptomat karakteristike të helmimit te arsenikut (në fakt, Napoleoni vdiq obez, ndërsa helmimi kronik i arsenikut shkakton humbje peshe ekstreme).

Teoria e kancerit, megjithatë, mbetet gjithashtu e pavërtetuar. Raportet e autopsisë tregojnë se kanceri nuk ishte ende në një fazë të avancuar, kështu që ai mund të ketë vdekur nga komplikacionet (hemorragji gastrointestinale, sesa kanceri i drejtpërdrejtë). Prova absolute e kancerit mund të vijë vetëm nga shqyrtimi i drejtpërdrejtë i indeve të trupit, dhe pasardhësit e Napoleonit refuzojnë çdo qasje në eshtrat e tij. Pra, ne duhet të presim që ky debat të egërsohet në në të ardhmen e afert.
Share:

0 comments:

Post a Comment

ORION DIDO - ALDO KACORRI
provimetematures@gmail.com
Powered by Blogger.

Popular Posts