Të lexosh Harry Potterin ndihmon të rritesh pa paragjykime?



Po. Sipas një studimi të Universitetit të Modenës dhe të Universitetit të Greenwich në Mbretërinë e Bashkuar, të rinjtë që kanë lexuar sagën e magjistarit të vogël, të shkruajtur nga J. K. Rowling zhvillojnë një dhembshuri më të madhe kundrejt atyre që janë të diskriminuar. Kush i njeh historitë e Harry Potterit e di në fakt se ndodhet shpesh në kontakt me personazhe që konsiderohen “shoqërisht inferiorë”. Një shembull për të gjithë, Hermioni: duke qenë se “babanët”, domethënë personazhet që nuk kanë asnjë fuqi magjike janë pak të vlerësuar nga magjistarët, edhe shtrigëza mike e Harryt, e cila vjen nga një familje normale, vihet shpesh herë në lojë. Studimi konfirmon se të lexosh romane ku janë kaq të forta vlerat e tolerancës mund të ketë një impakt shumë pozitiv tek zhvillimi psikosocial i të rinjve.
Share:

0 comments:

Post a Comment

ORION DIDO - ALDO KACORRI
provimetematures@gmail.com
Powered by Blogger.

Popular Posts