Të gjithë shkaktarët e ankthit në jetën e përditshme



Ankthi është një përjetim i përditshëm që prek çdo njeri për faktorë të ndryshëm dhe që dikë e godet më shumë e të tjerë më pak. Mësoni se çfarë duhet të jetë duke ju bërë të ndiheni të shqetësuar për mënyrën si po jetoni

Nëse vuani nga ankthi, nuk jeni vetëm. Çrregullimet e ankthit prekin 40 milionë amerikanë të rritur, sipas Lidhjes Amerikane të Ankthit dhe Depresionit. Shqetësimi i vazhdueshëm, pagjumësia, vështirësia në përqendrim e të gjitha këto përbëjnë ankthin.

Çfarë i nxit këto ndjesi të panikut dhe shqetësimit?

Paratë!

Nëse përpiqeni të kurseni për një dasmë, një shtëpi apo po paguani borxhe që ngjajnë të papërballueshme, kjo mund t’ju bëjë shumë të stresuar dhe në ankth.

Fëmijët në shkollë

Nëse keni fëmijë që kanë vështirësi në shkollë dhe sado që përpiqeni t’i ndihmoni duket se nuk do t’ia dilni kurrë të bëni gjithçka vetë pa ndihmën e tyre, po përjetoni ankth të jashtëzakonshëm. Shpesh prindërit shqetësohen shumë për mbarëvajtjen e fëmijëve në shkollë, e më tepër të atyre që paraqiten problematikë.

Kur shumë persona ju flasin njëkohësisht

Mos u habisni nëse ju kap ankthi kur shumë persona ju flasin njëkohësisht. Me dëshirën për të qenë sa më i sjellshëm me të gjithë, mund të kërkoni maksimumin nga vetja kur të tjerët presin prej jush. Përpiquni të qetësoheni dhe të bëni gjërat me radhë.

Largësia nga shtëpia

Ankthi mund të jetë një ndjesi e pashmangshme kur jeni larg shtëpisë dhe nuk keni kontakt të vazhdueshëm me familjarët tuaj. Përtej mallit të kuptueshëm, nëse jeni shumë të lidhur me zhvillimet më të fundit nga shtëpia, mos e nënvlerësoni ankthin që mund të gjenerojë prej largësisë.

Gjërat e reja

Jo çdo njeri preferon gjërat e reja. Shumë persona kërkojnë rehatinë me gjërat e tyre ekzistuese. Ndaj për ta, të provuarit e aktiviteteve të reja dhe të panjohura, është një burim ankthi.

E ardhmja

Mos u çudisni nëse e ardhmja është stresi i një grupi të madh njerëzish. Për nga natyra, njeriu kërkon siguri, e cila lidhet pashmangshmërisht me të ardhmen. Njerëzit që janë të pasigurt për të ardhmen, mund të jenë ata që provojnë më së shumti ankth.

Turmat

Ankthi mund të burojë në përditshmëri edhe nga grumbujt e mëdhenj të njerëzve. Për shumë persona është e pashmangshme që t’i kapë ankthi kur rrethohen nga të tjerë, të cilët mund t’i paragjykojnë, të mos i pranojnë ose edhe refuzojnë.

Paragjykimet

Një fenomen shumë i përhapur dhe aspak i preferuar: komentet negative nga ata që na rrethojnë mund të kthehen në një makth për shumicën e njerëzve. Tregohuni të kujdesshëm që të mos e lejoni këtë të ndodhë. Nëse vlerësoni veten, pak rëndësi ka çfarë thonë të tjerët.

Puna

Si mungesa e përgjegjësisë ashtu edhe përgjegjësia e madhe mund të kthehen në një shkak për ankthin e përditshëm në mjedisin e punës. Jo çdo njeri është i sigurt në mjedisin e punës, ndaj merruni sa më shumë me trajnime ekstra, pasi mund të rezultojë në stres të padëshiruar.

Vetmia

Frika nga vetmia mund të jetë një nga llojet më të përhapura të ankthit, pasi tiktaku i orës biologjike, sidomos te femrat, mund të shkaktojë një ndjesi të padëshirueshme. Ankthi është më i vogël te personat çift.

Vdekja

Mendimi se jeta do të vijë drejt një fundi mund të bëjë shumë njerëz të kenë ankth për kohën kur nuk do të jenë më mbi tokë. Megjithatë shmangini këto mendime dhe përpiquni ta shijoni jetën maksimalisht.

Nxehtësia

Shumë persona e lidhin ankthin me nxehtësinë dhe kjo nuk është diçka e pazakontë. Megjithatë kjo vjen edhe si pasojë e ndryshimeve fiziologjike, të cilat nga një person te tjetri janë të ndryshme.

Mendimi për ankthin sjell ankth

Disi e pabesueshme por e vërtetë, sapo mendoni për ankthin mund t’ju mbërthejë ndjesia se diçka nuk po shkon siç duhet. Përpiquni të mendoni sa më pak për ankthin dhe mënyrën se si gjërat mund të shkojnë keq.

Njohja me njerëzit e rinj

Sa herë dikush njeh persona të rinj mund të hyjë në ankth sepse nuk e di se çfarë reagimi dhe mendimi mund të krijojnë të tjerët për të. Nëse krijoni besim te vetja nuk do ta keni aspak problem të njiheni me çdo lloj personi dhe të ndiheni rehat.

Plakja

Ndjesia se trupi po e humbet bukurinë dhe fuqinë e zakonshme, mund t’i sjellë shumë njerëzve ide të errëta dhe t’i përfshijë në një ndjesi të paperceptueshme për të tjerët që nuk po kalojnë të njëjtën gjë. Një zakon i përhapur te shumë prej nesh, dëshira për të mbetur gjithnjë të rinj, është padyshim një ankth./Gazeta Shqip
Share:

0 comments:

Post a Comment

ORION DIDO - ALDO KACORRI
provimetematures@gmail.com
Powered by Blogger.

Popular Posts