Steve Jobs: 15 këshilla për sukses

Steve Jobs ishte një vizionar i vërtetë, një guru i teknologjisë, një ikonë e sipërmarrjes. Shumë mund të mësohet prej fjalëve të tij plot fuqi

Steve Jobs ka qenë ndoshta biznesmeni më vizionar i kohës sonë. Pasi bashkëthemeloi Apple në vitin 1976, ai mbikëqyri krijimin e disa prej produkteve më inovativë të kohëve të sotme – iMac, iPod, iPhone dhe të tjerë. Ja disa prej thënieve të tij më të fuqishme që mund t’ju ndihmojnë për suksesin.

Unë jam i bindur se gjysma e asaj që ndan sipërmarrësit e suksesshëm, nga ata të pasuksesshëm, është këmbëngulja e pastër.

Detyra ime nuk është të jem i lehtë me njerëzit. Detyra ime është t’i përmirësoj ata.

Kini kurajën të ndiqni zemrën dhe intuitën tuaj. Ato e dinë se cfarë doni të vëheni ju në të vërtetë.

SHkojmë më mirë të shpikim të nesërmen, se sa të shqetësohemi për atë që ndodhi dje.

Nëse e sotmja do të ishte dita e fundit e jetës suaj, a do të bënit atë që jeni nisur të bëni sot?

Puna do të mbushë një pjesë të madhe të jetës suaj, dhe e vetmja mënyrë për të qenë vërtetë i kënaqur është të bëni atë që besoni se është punë e madhe. Dhe e vetmja mënyrë të bëni punë të mëdha është që të doni atë që bëni. Nëse nuk e keni gjetur ende, vazhdoni kërkoni. Mos bini në rehati. Ashtu si me gjithë cështjet e zemrës, do ta dini kur ta keni gjetur.

Jeta është krijim dhe përjetim i përvojave që ia vlen t’i ndani.

Ne nuk na vjen shansi për të bërë shumë gjëra, dhe cdonjëra duhet të jetë e përsosur. Sepse kjo është jeta jonë. Jeta është e shkurtër, dhe pastaj vdisni, apo jo? Dhe ne të gjithë kemi zgjedhur të bëjmë këtë me jetët tona. Kështu që, më mirë të jetë gjë shumë e mirë ajo që bëjmë. Më mirë t’ia vlejë.

Bëhuni një kut i cilësisë. Disa njerëz nuk janë të mësuar me një mjedis nga i cili pritet përsosmëria.

Nuk mund t’i bashkosh pikat duke parë përpara; mund t’i bashkosh vetëm nëse sheh prapa. Kështu që duhet të besosh që, në një farë mënyre, pikat do të bashkohen në të ardhmen tënde. Duhet të besosh në dicka – në intuitën tënde, fatin, jetën, karmën, cfarëdo. Kjo qasje nuk më ka lënë asnjëherë në baltë, ajo në fakt ka sjellë gjithë ndryshimin në jetën time.

Kjo është për të cmendurit, të papërshtaturit, rebelët, telashendjellësit, kunjat e rrumbullakët në gropat katrore… Ata që i shohin gjërat ndryshe, që nuk u pëlqejnë rregullat… Mund t’i citosh, të mos biesh dakord me ta, t’i glorifikosh apo t’i përgojosh, por e vetmja gjë që nuk mund të bësh, është që t’i injorosh, sepse ata ndryshojnë gjërat… Ata cojnë racën njerëzore përpara, e ndërkohë që disa mund t’i shohin si të marrë, ne shohim gjenitë, sepse ata që janë aq të marrë sa të mendojnë se mund të ndryshojnë botën, janë pikërisht ata që realisht e ndryshojnë atë.

Ndonjëherë, kur sjell risi, bën gabime. Më mirë t’i pranosh shpejt, dhe të vazhdosh duke përmirësuar shpikjet e tjera.

Shumë kompani kanë zgjedhur të zvogëlojnë përmasat, dhe ndoshta kjo ka qenë gjëja e duhur për to. Ne zgjodhëm një tjetër rrugë. Ne besonim se nëse vazhdonim të vendosnim produkte të mëdhenj para konsumatorëve, ata do të vazhdonin të hapnin kuletat.

Nuk mundesh që thjeshtë të pyesësh konsumatorët se cfarë duan dhe pastaj t’ua japësh. Kur ta kesh ndërtuar ti, ata do të duan dicka tjetër.

Modeli im i biznesit janë The Beatles. Ata ishin katër djem që në një farë mënyre ditën të kontrollojnë tendencat negative të njëri-tjetrit. Ata ekuilibronin njëri-tjetrin, dhe totali ishte më i madh se sa shuma e pjesëve. Kështu e shoh unë biznesin: Gjërat e mëdha në biznes nuk bëhen asnjëherë nga një njeri, ato bëhen nga një ekip. /BI
Share:

0 comments:

Post a Comment

ORION DIDO - ALDO KACORRI
provimetematures@gmail.com
Powered by Blogger.

Popular Posts