Skocezët të shqetësuar që whisky më i mirë në botë është japonez



Për britanikun Jim Murray, whisky më i mirë i botës nuk është një. Më datë 3 nëntor Bibla e tij prestigjioze e whiskyt ka caktuar whiskyn japonez në vendin e parë. Krenaria e Skocisë, atdheu shpirtëror i pijes, ka marrë një goditje për herë të parë qysh me krijimin e guidës, qysh prej dymbëdhjetë vitesh, madje asnjë whisky skocez nuk rendidet në pesë vendet e para.

Ky klasifikim duhet të shërbejë si paralajmërim për distileritë skoceze, shprehet Jim Murray duke theksuar se skocezët kanë tendencë të flejnë mbi dafina. “Ku janë whiskyt komplekse të tyre ?”, shkruan ai në hyrjen e edicionit 2014 të guidës së tij, duke gjykuar “se është koha që ato të kenë një doze përulësie… të kthehen në bazë, pasi mungon diçka”.

Gazeta britanike vë në dukje se whiskyt japonezëishin dikur objekt tallje në llojin e tyre, por që me kohën e kanë përmbysur tendencën, duke marrë shumë çmime këto vitet e fundit. Dhe ekspertët nuk i kursejnë lëvdatat për çmimin e pijes të vitit 2014, Yamazaki Single Malt Sherry Cask 2013, që ai e vlerëson një “pije gjeniale”. Jim Murray e cilëson atë një pije “konsistente, të thatë”.

Pija e famëshme është prodhuar nga distileria e parë japoneze, e themeluar në rajonin e Kyotos në vitet 1920. Do të ishte për fatkeqësinë e skocezëve. Masataka Taketsuru, i cili mori pjesë në krijimin e pijes dhe që kishte studjuar Glasgow para se të kthehej në vend me gruan e tij skoceze … me dëshirën që të hapte një ditë distilerinë e tij private.
Share:

0 comments:

Post a Comment

ORION DIDO - ALDO KACORRI
provimetematures@gmail.com
Powered by Blogger.

Popular Posts