Si të flasësh në publik pa emocione?

Truku qëndron në të përgatiturit duke i folur vetvetes, si në një dialog të brendshëm, por duke e bërë në vetën e tretë: nuk duhet të përdorësh “unë” (Për shembull “Unë kam bërë një punë të mirë dhe gjithcka do të shkojë mirë”) por emrin tënd (“Toni ka bërë një punë të mirë…”). E ka verifikuar një seri studimesh të kryer nga Universiteti i Michiganit dhe Kalifornisë. Në disa eksperimente, disa prej studentëve duhej të flisnin në publik për pesë minuta. Por më parë, u ish dhënë pak kohë që të përgatiteshin psikologjikisht. Gjysmës iu kërkua të flasë në vetën e parë dhe të tjerëve në vetën e tretë. Në këtë mënyrën u ftuan që të reflektojnë për gjendjen e tyre të humorit (“Pse ndihem kështu?” apo “Përse Toni ndihet kështu?”). Rezultati: kush kishte përdorur vetën e tretë e përballonte detyrën me më pak ankth duke bërë dhe një shfaqje më të mirë. Si shpjegohet? Veta e tretë të lejon të marrësh distancë nga vetvetja e si pasojë të ndihesh më pak i përfshirë në emocionet dhe frikërat e tua. Efekti është qetësues.
Autoterapi
Metoda funksionon edhe për të lënë përshtypje të mirë në takimin e parë. Në një tjetër eksperiment, vullnetarët duhej të ndërvepronin me një person të seksit tjetër, në përpjekje për të paraqitur një imazh pozitiv të vetes. Ata që pak më herët i ishin drejtuar vetes në vetën e tretë më pas e përballonte më mirë bashkëbisedimin, duke u shfaqur më pak nervoz.
Share:

0 comments:

Post a Comment

ORION DIDO - ALDO KACORRI
provimetematures@gmail.com
Powered by Blogger.

Popular Posts