Shqetësimi i shkencëtarëve: Pse dielli ka rënë në qetësi?!

Studiuesit janë shqetësuar për faktin se dielli ka hyrë në një cikël “të qetë” 11-vjeçar, në një kohë kur ai duhej të ishte në një periudhë mjaft aktive. Fizikani që merret me studimin e sistemit diellor Tony Phillips, e ka quajtur këtë fenomen “Gjithçka qetësi”. Ky fenomen është parë me shqetësim nga fizikanët të cilët shprehen se dielli duhet të jetë në periudhën më të fortë të tij. Fuqia e rrezeve diellore, është më e dobëta e shekullit të fundit. Ky fenomen është i dukshëm veçanërisht në fushat magnetike, të cilat duket të jenë më të ftohta dhe me nxehtësi më të ulët se vetë sipërfaqja e diellit. Shpërthimet diellore që jo rralle janë pare këto kohet e fundit, kanë ulur në minimum aktivitetin diellor, e si rezultat kanë shkatërruar shtresën e termosferës. Sipas tyre ky fenomen mund të ketë të bëjë pikërisht me termosferën, shtresën e gazeve e cila sipas shkencëtarëve është shkatërruar. Philips, e përshkroi këtë si një “pushim i përkohshëm diellor”. Por ky fenomen mbetet përsëri i pashpjegueshëm nga fizikanët. /shekulli online/
Share:

0 comments:

Post a Comment

ORION DIDO - ALDO KACORRI
provimetematures@gmail.com
Powered by Blogger.

Popular Posts