Pse nuk ndryshket Kolona e hekurt e Delhit



Kolonat nuk janë përgjithësisht treguese të përparimeve shkencore në kulturat e lashta. Sigurisht, përdorimi i hershëm i strukturës arkitekturore ishte shumë i rëndësishëm, por në kohën kur u ngrit Kolona e Hekurt e Delhit, rëndësia e tyre kish rënë. Arsyeja përse kjo kolonë është interesante për studiuesit modernë është se, edhe pse përbëhet nga hekur dhe është më shumë se 1600-vjecare, ajo nuk ndryshket. Nuk duhet të ndodhë kështu – pyesni këdo që heq ndryshkun nga strukturat metalike në botë, dhe të gjithë do të të thonë: hekuri ndryshket. Atëherë, si ka mundësi që kjo kolonë hekuri mijëravjecare qëndron në këmbë, por nuk ndryshket? Edhe makina juaj me siguri ka ndryshk diku.

Zotësia e metalpunuesve të lashtë indianë mund të ketë bërë që kjo kolonë t’i rezistojë testit të kohërave, dhe elementëve. Kolona nuk është në fakt unike, por ajo është një shembull i jashtëzakonshëm i risive teknologjike të këtyre njerëzve kur vinte fjala tek punimi i metaleve. Kolona të ngjashme i gjen në Dhar, Mandu, Kodrën e Kodachadrit dhe Malin Abu. Por gjen edhe një numër topash që nuk janë ndryshkur. Janë të gjithë prova të dijeve që kanë humbur me kalimin e kohës, gjë që na bën të mendojmë se cfarë tjetër kemi harruar, dhe përse sot nuk mund të bëjmë një gjë kaq të thjeshtë, si një kapëse fletësh që nuk ndryshket? /
Share:

0 comments:

Post a Comment

ORION DIDO - ALDO KACORRI
provimetematures@gmail.com
Powered by Blogger.

Popular Posts