Pezull ne lartesi, ne ndertesat e Nju Jorkut



Ndertesa historike, monumente, muzeume, ndertesa e Kongresit amerikan – te gjitha mund te shihen nga lart poshte vetem disa centimetra prej fytyres. Por per te bere kete duhet te jesh inxhinier, arkeolog dhe pjeserisht aventurier.  Mund te duket si argetim, por kjo eshte nje pune serioze. Ky ekip i kompanise “Vertical Access” eshte duke u pergatitur per te inspektuar gjendjen e jashtme te kesaj ndertese 37 kateshe ne Wall Street.
Praktikisht, ngjitja fizike mbi mure eshte menyra me e lire per inxhinieret dhe arkitektet per te monitoruar rehabilitimin dhe mirembajtjen e nje ndertese.
Evan Kopelson, nje partner i kompanise, teknik i ngjitjeve me litar dhe mirembajtes arkitektonik, thote se kjo pune kerkon nje person me aftesi te veçanta. “…Qe te kete njohuri dhe interes ne fushen e ndertimit si dhe kujdes per sigurine e pergjithshme, ne sjellje dhe vetedije per te kryer pune ne lartesi apo per te qendruar varur ne nje litar.”
Qyteti i Nju Jorkut kerkon nje ekzaminim te tille te ndertesave te pakten çdo pese vjet. Kjo eshte arsyeja pse kompania ka punesuar Berta de Miguel. Ajo eshte nje arkitekte dhe alpiniste nga Spanja. Ashtu si 9 tekniket e tjere, Berta eshte e pajisur me nje kompjuter, me mjetet e punes dhe nje aparat fotografik per te regjistruar vendet me probleme.
Ajo kontrollon per te çara, tulla apo gure te lirshem, probleme rreth dritareve apo dukuri te tjera. “Dhe nese shoh ndonje pjese qe duhet rregulluar, si nje çarje, nje tulle e dale apo qe mungon, apo nese shoh se ka nevoje per riparime ose gjera te tilla, une dokumentoj keto situata.”
Prej aty sheh nje pamje per t’u patur zili, por kur jane ne lartesi, tekniket jane te perqendruar vetem tek puna. “Nuk shpenzoj shume kohe duke pare rrotull. Edhe pse te ofrohen disa pamje te mahnitshme nese i hedh syte perreth.”
Partneri themelues i kompanise Ken Diebolt thote se siguria eshte prioriteti kryesor. “Duket diçka e frikshme, por sistemi eshte i perforcuar ne çdo nivel. Ne trajnohemi nga vleresues te certifikuar te nje pale te trete çdo tre vjet, se si te shpetojme veten dhe personelin me ne. I kushtojme shume vemendje sigurise publike, qe me te vertete eshte nje çeshtje e rendesishme, se bashku sigurine e punonjesve tane.”
Kompania e inxhinierise strukturore Robert Silman Associates perdor sherbimet e Vertical Access. Rebecca Buntrock eshte nje nga inxhinieret e tyre. “Nje pjese e madhe e punes sone perfshin ndertesa ekzistuese dhe vleresimin e gjendjes se tyre. Duhet shume mund per te arritur ne disa lartesi dhe Vertical Access eshte kompania me e mire per te bere kete gje. “
Kompania Vertical Access ka gjithashtu kontrata me kompani te tjera si FS Project Management. “I punesuam per te kryer ekzaminimin e krejt nderteses nga jashte qe te dinim saktesisht se ku dhe çfare pune eshte e nevojshme; ku duhet te nderhyjme, ku duhet te perqendrohemi dhe ata na ndihmojne qe te pergatitemi me heret me materialet kryesore etj,” thote Jennifer Murphy e FS Project Management. Kompania Vertical Access nje dite mund te nise te perdore avione te vegjel pa pilot per kete pune, por tani per tani vleresimi i gjendjes se ndertesave nga jashte kerkon punen e njeriut dhe nje dashuri per lartesite. /VOA/
Share:

0 comments:

Post a Comment

ORION DIDO - ALDO KACORRI
provimetematures@gmail.com
Powered by Blogger.

Popular Posts