Pesë këshilla për studentët e konviktit

Nuk dini si të rregulloni hapësirën e vogël, e cila ju është caktuar? Ja disa këshilla për të krijuar një mjedis të ngrohtë, që do t’ju motivojë të studioni.

Jepini dritë dhe jetë dhomës që ju është caktuar.

Rrugicat
Rrugicat i japin ndjesinë e shtëpisë dhomës tuaj. Gjeni një palë që lahen lehtë dhe me ngjyra (për të fshehur njollat që mund të lini).

Perdet
Perdet janë një tjetër element që e bëjnë dhomën të duket si shtëpi. Gjeni një palë me ngjyrë të ëmbël, p.sh lejla (është ngjyra e vjeshtës)


Poster ose pikturë e madhe
Mos i lini muret e bardha bosh, por as mos i rëndoni me shumë postera. Në vend të kësaj, zgjidhni vetëm një poster të madh të grupit tuaj të preferuar muzikor ose një pjesë arti që ju pëlqen shumë. Nëse e vendosni në kornizë, edhe më mirë.

Ndriçimi dhe qirinjtë
Në përgjithësi ndriçimi në konvikt është i keq. Kujdesuni vetë dhe vendosni një ambazhur të vogël mbi tavolinën e studimit. Gjithashtu, investoni në disa qirinj. Kujdes të mos i vendosni afër perdeve dhe do të jeni OK

Prekje personale
Së fundmi, shtojini dhomës një element që ju karakterizon. Pak libra me vete, disqet e preferuara muzikore, ose një koleksion i vogël objektesh të veçanta do e bëjnë dhomën e konviktit (afërsisht) si ajo që latë pas, në shtëpi.
Share:

0 comments:

Post a Comment

ORION DIDO - ALDO KACORRI
provimetematures@gmail.com
Powered by Blogger.

Popular Posts