Përse në orbitë preferohen ushqime pikantë?



Për shkak të larmisë së paktë të stimujve ndjesorë që prodhohen prej ushqimit të fijëzuar dhe rehidratuar që hanë normalisht, por mbi të gjitha sepse në kushtet e mikrogravitetit, pjesa më e madhe e lëngjeve truporë (që kur je në tokë ndodhen në pjesën e trupit që ndodhet më pranë tokës), rishpërndahen në të gjithë trupin. Kjo gjë provokon një ngjeshje në nivelin e hundës (“ftohja hapësinore”) gjë që përfundon duke ndikuar shumë tek shija. Një ndjesi që trazohet edhe prej erërave të mjetit hapësinor, kaq të ndryshme nga ato që eksperimentohen në Tokë. Kështu edhe astronautët që përpara fluturimit nuk është se i kanë dashur shumë ushqimet pikantë, në orbitë shndërrohen në “adhurues” të tyre. Aq sa, sipas astronautes amerikane Pegi Uitson (e para komandante grua e stacionit hapësinor), pyetja tipike e astronautëve përpara një vakti është: “Cfarë do të hamë sot bashkë me salcën?”.
Share:

0 comments:

Post a Comment

ORION DIDO - ALDO KACORRI
provimetematures@gmail.com
Powered by Blogger.

Popular Posts