Përse kryqëzojmë gishtërinjtë për të patur fat?



Ekzistojnë dy teori. E para e con origjinën e këtij gjesti në traditat kulturore parakristiane të Europës Perëndimore, sipas të cilave në pikën ku kryqëzoheshin gishtat qendronin shpirtërat e mirë: kryqëzimi i gishtit tënd me atë të një miku nënkuptonte lutje për plotësimin e dëshirave të tij. Për teorinë e dytë, disi më e besueshme, ky gjest lindi mes komuniteteve të parë kristianë, që ishin të detyruar ta predikonin në fshehtësi kultin e tyre. Për të njohur njëri-tjetrin, të krishterët kryqëzonin gishtërinjtë me ata të një tjetër besimtari. Në mënyrë të vecantë, ata bënin gishtin e madh dhe atë tregues në formë L-je: gishtërinjtë e mëdhenj kontaktoheshin mes tyre dhe me gishtërinjtë tregues të kryqëzuar formonin simbolin e peshkut (Ichthys, akronim i “Jezu Krishti, biri i Zotit Shpëtimtar”). Gishtërinjtë e të njëjtës dorë nisën të kryqëzohen gjatë Luftës NJëqind Vjecare (1337-1453) për të “thirrur” mbrojtjen hyjnore gjatë betejës.
Share:

0 comments:

Post a Comment

ORION DIDO - ALDO KACORRI
provimetematures@gmail.com
Powered by Blogger.

Popular Posts