Përse Jul Cezari mbante gjithmonë kurorën e dafinës?



Jul Cezari ishte i fiksuar prej tullacllëkut të tij: përpiqej që ta fshihte me mjete të ndryshme, apo duke vendosur në krye edhe një kurorë dafine. Nga ana tjetër, kanunet estetikë të kohës nuk është se e bënin të pëlqyeshme një kokë tullace (gjë për të cilën ndienin një farë turpi edhe perandorët Tiberi dhe Domiciani) dhe kështu Jul Cezari, një njeri që pëlqente shumë elegancën dhe gjithmonë i hijshëm në veshje, këmbënguli për të siguruar nga senati mundësinë që të vendoste kurorën e dafinës në cdo rast.
Fillimisht, kjo lloj kurore u rezervohej fitimtarëve të lojërave olimpike (ku merrnin pjesë, përvec sportistëve, edhe muzikantë dhe poetë) dhe ishte e lidhur me konceptet e “fitores” dhe “pushtimit”. Edhe fjala e sotme laurea (diplomë) e ka prejardhjen nga laurus (dafinë). Ndonëse e bëri thjeshtë për të hequr qafe sikletin që ndiente prej kokës pa flokë, Cezari ndikoi pra për suksesin e këtij simboli, që më vonë u konfirmua edhe si nderim prestigjoz ushtarak (corona triumphalis). 
Share:

0 comments:

Post a Comment

ORION DIDO - ALDO KACORRI
provimetematures@gmail.com
Powered by Blogger.

Popular Posts