Për momentin, shkenca u përgjigjet kështu dyshimeve tona mbi ushqimet dhe shëndetin



Ekzistojnë shumë motive të vlefshme për t’u bërë vegjetarianë: dëshira për të mos ndikuar shumë mbi burimet e planetit, për të mos shfrytëzuar qëniet e tjera të gjalla, neveria që disa provojnë për mishin ose peshkun, e kështu me rradhë. Shqetësimi për shëndetin vetiak, nuk është megjithatë njëri nga këto. Është e vërtetë: një dietë e pabalancuar të bën keq, hamë gjithmonë më keq dhe “shqyejmë” me uri ushqime, që mund të jenë gjithçka tjetër, përveçse të shëndetshme. Në atë pikë sa një analizë nga Organizata Botërore e Shëndetit, e publikuar në Lancet në vitin 2012, ka treguar që kequshqyerja – e varfër në fruta dhe zarzavate dhe e pasur në yndyrna të ngopura, kripë e sheqer – është shkaku i parë i sëmundjeve në nivel global.

Duke nisur nga viti 2010, e më pas, për herë të parë në historinë e njeriut, rreziqet e lidhura me kequshqyerjen kanë tejkaluar ato që rrjedhin, nga nënushqyerja dhe nga uria. Sot ka dy të vdekur në tre për shkak të infarktit, tumorit, diabetit dhe nga të tjera patologji që kanë marrëdhënie shumë të ngushta me ushqyerjen, dhe parashikimet thonë, që në të ardhmen do të jetë akoma më keq. Por për të kthyer rrotën e historisë, a është me të vërtetë e nevojshme të eliminohen nga dieta produktet me origjinë shtazore? Rezultatet e studimeve që kanë dashur t’i përgjigjen kësaj pyetjeje, nuk dakordësohen.

AS MISH AS PESHK? Duke e thjeshtuar, studime të Shteteve të Bashkuara tregojnë që vegjetarianët janë përgjithësisht më mirë, në krahasim me mishngrënësit, kanë një zemër më të shëndetshme, një rrezik më të pakët për t’u sëmurur nga diabeti dhe nga disa tumore, dhe janë më të hollë. Në kërkimet e kryera në Europë, gjithësesi, avantazhet janë shumë më pak të qartë. “Të dhënat amerikane janë shpesh gabim, pasi krahasojnë vegjetarianët me persona që kanë zakone ushqyerje të këqia: omnivorët hanë me të vërtetë shumë keq”, shpjegon Francesko Sofi, kërkues për Shkencat Ushqimore në Universitetin e Firences.



“Krahasimi do të shkonte, nëse në vend të kësaj, do të bëhej me personin që ndjek një dietë omnivore, por të shëndetshme”. Studimet që kanë ndjekur këtë kriter nuk janë shumë, por ato në dispozicion bëjnë të anojë peshorja drejt një ushqyerje që përfshin të paktën peshkun. Për shembull, nga viti 2002, ushqimologët dhe epidemiologët e Universitetit të Kalifornisë të Loma Linda-s, studiojnë atë që ndodh në pothuaj 100.000 persona, të cilët ndjekin dieta vegjetariane të tipeve të ndryshme. Rezultatet e tyre, të publikuara në dy radhë në revistën Jama Internal Medicine, tregojnë që peshk-vegjetarianët (përjashtojnë mishin, por hanë peshkun), ia dalin më mirë nga të gjithë, pasi në krahasim me mishngrënësit, shihet të zvogëlohet me 35% vdekshmëria nga infarkti, me 20 % ajo nga sëmundje të tjera të zemrës dhe të enëve të gjakut, si dhe hasin një rrezik të përgjysmuar nga sëmundjet e tumorit të zorrës së trashë. Përfitime kaq të rëndësishme nuk takohen midis vegjetarianëve: përkundrazi, për motive që as autorët nuk dinë t’i shpjegojnë gratë që përjashtojnë të gjitha produktet me origjinë shtazore nga djeta, shohin të shtohet me 39 % rreziku nga infarkti, në krahasim me mishngrënësit. Kjo e dhënë, e papritur, do duhet të konfirmohet nga të tjera kërkime. Ndërkohë që, tani është e sigurt se eliminimi i produkteve të peshkut, nuk është një ide e mirë. Kërkimet që kanë treguar një efekt mbrojtës të yndyrnave omega tre të peshkut, mbi zemrën e vazat janë të shumta.

LUFTA E BIFTEKUT. Përplasja më e ashpër midis vegjetarianëve dhe mishngrënësve ka të bëjë megjithatë me mishin, konsumi i të cilit ka qënë shoqëruar me një shtim të vdekshmërisë, për shkak të sëmundjeve kardiovaskulare dhe të disa tumoreve (mbi të gjitha të zorrës së trashë). Por cili mish është me të vërtetë i dëmshëm? E në çfarë mase? Studimi Epic, i cili përfshin më shumë sesa gjysëm milioni njerëz në 10 vende europiane, i është përgjigjur kësaj pyetjeje rreth dy vjet më parë, duke akuzuar sallamet, salsiçet, kremviçet dhe mishrat e përpunuara (por 20 gramë në ditë janë gjithësesi të pranueshme), dhe në vend të kësaj duke shkarkuar nga faji mishrat e tjera, nëse nuk tejkalohet masa. “Asnjë kërkim nuk demonstron që mishi në vetvete të bën keq”, komenton Gabriele Riccardi, mjek dhe ushqimolog i Universitetit FEDERICO II të Napolit. “Të qënët i dëmshëm e bën konsumi i shumtë i mishrave të kuqe, e mbi të gjitha i salçiçeve, që kanë një përmbajtje të lartë të kripës dhe janë më të yndyrshme. Mund të hahet qetësisht bifteku, edhe tre herë në javë, pa pasur frikë për vetë shëndetin. Pula, pastaj, nuk jep asnjë problem, me kusht që juve të keni largpamësinë që t’ia hiqni lëkurën, e cila është e pasur me kolesterol”.

Përkundrazi, kush vendos të eliminojë mishin nga dieta, rezervon ndonjë rrezik. Duke e vënë të zezën mbi të bardhë, janë të njëjtët autorë të studimit Epic, të cilët në revistën BMC Medicine shkruajnë: “Një konsum i ulët i mishit, përkundrazi mund të jetë përfitues. Dhe është e kuptueshme, nëse merret në konsideratë që ky ushqim është një burim i rëndësishëm ushqimor, si proteina, hekur, zink, vitamina të grupit B, vitamina A dhe disa acide yndyrore. Një furnizim jo optimal me disa prej këtyre ushqimeve, për shkak të një regjimi vegjetarian të pabalancuar, mundet të shoqërohet me një shtim të sëmundjeve dhe vdekshmërisë”.



RREZIQET E VEGJETARIANËVE. Sigurisht, me vëmendjen e duhur, dieta vegjetariane është në perfeksion e qëndrueshme për organizmin. “E rëndësishme është që përfshin të paktën qumështin dhe vezët, si dhe siguron sasi të mëdha të bishtajoreve, soja, zarzavate me gjethe të errëta dhe drithëra integrale”, thotë Riccardi. “Për vegjetarianët, është shumë e vështirë të hanë në mynyrë të shëndetshme. Mangësia kryesore ndaj të cilës ata janë të ekspozuar, është ajo e vitaminës B12, që duhet të merret me shtesat. Në përgjithësi, megjithatë, kush e përjashton nga dieta një grup të tërë ushqimesh, shkon gjithmonë përballë ndonjë rreziku. Historia jonë evolutive na ka kthyer në mishngrënës, dhe kjo nuk mundet të ndryshojë. Arsyet etike dhe morale që qëndrojnë pas një zgjedhjeje vegjetariane janë shumë të respektuara, por nga këndvështrimi i shëndetit, nuk ka motiv të heqësh dorë nga produktet me origjinë shtazore. Dieta më e mirë që mundemi të ndjekim për të qënë mirë, është ajo mesdhetare”.

PËRZIERJA E PËRSOSUR. Duke hyrë në 2010-ën në trashëgiminë kulturore jo materiale të UNESCO-s, dieta mesdhetare është “standarti i artë” i ushqimologëve; pika e mbërritjes, drejt të cilës të gjithë duhet të priremi e që megjithatë, edhe në vendin që është simboli i saj, pak e ndjekin. “Të dhënat mbi konsumin e frutave dhe perimeve, dhe të tjera ushqimeve që karakterizojnë këto regjime ushqimore, të thonë që besnikëria e italianëve ndaj dietës mesdhetare është përgjysmuar nga vitet gjashtëdhjetë deri sot”, thotë Francesko Sofi. Me këtë rezultat është për t’u patur pak zili që tani 32 %-shi i fëmijëve të vendit të bukur, lufton me kilet e tepërta. Globalizimi i zakoneve në tavolinë na ka larguar me pak fjalë nga një traditë, që për shekuj na kishte mbrojtur nga sëmundjet kryesore kronike. Studimet e epidemiologjisë demonstrojnë në fakt, që dieta mesdhetare mban nën kontroll presionin e peshën, ul kolesterolin, zvogëlon edhe me 10% vdekshmërinë e përgjithshme dhe rezultatin e sëmundjeve kardiovaskulare, me 6% atë të tumoreve dhe me 13 % rrezikun e marrjes së sëmundjes së Parkinsonit dhe të asaj të Alzaimerit. Shumë studime kanë kërkuar të kuptohet përse, duke konkluduar megjithatë që nuk ekziston asnjë ushqim magjik, i aftë që të na bëjë të jemi mirë.

Dieta ideale, pak a shumë, është një përzierje e pabesueshme ushqimesh, që sipas një studimi nga Sofi dhe nga grupi i tij, është i përbërë kështu: të paktën 300 gr me fruta në ditë, 250 zarzavate e 200 drithëra; të paktën 250 gr peshk në javë e 140 gr bishtajore; jo më shumë sesa 80 gr mish në ditë dhe 180 gr qumësht e bulmetra; përdorim i rregullt i vajit të ullirit dhe një gotë vere në tavolinë. Më mirë nëse është e kuqe./
Share:

0 comments:

Post a Comment

ORION DIDO - ALDO KACORRI
provimetematures@gmail.com
Powered by Blogger.

Popular Posts