Një nga vlerat e fshehura të shëndetshme të tekilës.

Për të forcuar kockat duhet të pini tekila sepse ka një substancë që favorizon prodhimin e kalciumit dhe të magnezit. Këtë e tregon një studim i qendrës së hulumtimeve dhe studimeve të avancuara. Për këtë kërkuesit holluan tekilën me ujë dhe ua dhanë një grupi minjsh. Pas 8 javëve u vu re se tek ata kishte një prodhim të masës kockore në pothuaj 50% falë osteokalcinës, proteinë që prodhohet gjatë formimit kockor. Agavja përmban fruktan (prebiotik) që ndihmon në rritjen e bakterieve të shëndetshme. Konsumimi i tekilës çon në formim të ri të masës kockore edhe në prezencë të një osteoporoze. Ky lloj kërkimi i hap rrugë trajtimit të një sëmundje që prek një në tre gra dhe një në pesë burra, mbi moshën 50 vjeç me një frakturë çdo tre sekonda, të dhëna këto nga fondacioni ndërkombëtar i osteoporozës. Nga ana tjetër konsumimi i sheqerit të agaves në formën e tij natyrale, me një shije që nuk është edhe aq i ëmbël funksionon si një fibër dietike. Ëmbëlsuesit artificialë përthithen nga organizmi dhe kanë efekte anësore si dhimbje koke. Dihej që më parë se konsumimi  i moderuar i tekilës ndikon mbi hipertensionin, kolesterolin dhe në ruajtjen e peshës .
Share:

0 comments:

Post a Comment

ORION DIDO - ALDO KACORRI
provimetematures@gmail.com
Powered by Blogger.

Popular Posts